Flash News

Bota

Temperaturat përvëluese në Francë mbyllin Kullën Eiffel

Temperaturat përvëluese në Francë mbyllin Kullën Eiffel

Parisi është në alarm të kuq për temperatura të larta, duke bërë që Kulla Eiffel të mbyllet ndërsa vala e të nxehtit vazhdon në të gjithë Evropën.

Agjencia meteorologjike e Francës, Meteo France, ka vendosur 16 rajone në alarm të kuq për valë të të nxehtit sot, shkruan BBC.

Zonat e prekura përfshijnë: Val-d'Oise, Yvelines, Paris, Seine-Saint-Denis, Val-de-Marne, Hauts-de-Seine, Seine-et-Marne, Essonne, Aude, Yonne, Loiret, Loir-et-Cher, Cher, Indre-et-Loire, Indre dhe Vienne.

Ministria e arsimit e vendit njoftoi se deri në 1,350 shkolla publike do të mbyllen, pjesërisht ose tërësisht, sot për shkak të temperaturave të larta.

Të fundit