All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet!

All - Paragraf - 1

Akuzat për kartën bankare/ Meta: SPAK-u me regji ngatërron

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me akuzat e reja të SPAK mbi një kartë bankare ekzistuese mes tij dhe Kryemadhit. 

All - Paragraf - 3

Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta hedh poshtë pretendimet, ndërsa thekson se akuzat e SPAK sipas tij janë me regji. 

Reagimi i Metës:

Kartat bankare për të cilat flet dhe mashtron hapur SPAK-u nuk kanë as edhe lidhjen më të vogël me Ilir Metën.

Nuk ka ekzistuar kurrë dhe nuk egziston asnjë kartë bankare e ish-çiftit Meta-Kryemadhi.

SPAK-u me regji ngatërron ëndrrat me faktet dhe realitetin asgjësues, pasi as nuk ka egzistuar dhe as ka për t'u zbuluar kurrë ndonjë kartë e Ilir Metës.

SPAK-u tashmë i zhveshur përpara opinionit publik nga mungesa totale e fakteve dhe provave është zhytur në mashtrime, fantazira dhe manipulime mediatike, që në fakt vetëm sa po e diskreditojnë për turp dhe po e provojnë boterisht se i gjithë procesi ndaj Ilir Metës është vetëm një aferë mafioze e pastër dhe e telekomanduar nga Narkoqeveria.

Unë as nuk kam qenë dhe as nuk kam dëshiruar të shkoj në Beverly Hills dhe Las Vegas, sepse e kam bërë njëherë e përgjithmonë  zgjedhjen time që të shkoj me kënaqësi pafund në Prevallë, Çerem e Dobërdol, në majën e Korabit dhe të Jezercës e kudo në mrekullitë natyrore të Shqipërisë tonë kaq të bukur e mahnitëse. 

Të fundit