Flash News

E-TJERA

Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan

Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e

Fusha e mbetjeve pranë Inceneratorit të Elbasanit është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit ndërsa bëhet me dije se flakët po përhapen me shpejtësi nisur edhe nga temperaturat e larta që kanë pushtuar vendin. 

Zjarri ka përfshirë një landfill ku supozohet të ishte Inceneratori i Elbasanit, por djegësi prej kohësh vijon të jetë jashtë funksionit.

Edhe pse janë shpenzuar miliona lekë për Inceneratorët, sërish mbetjet vijojnë të digjen në kushte të cilat përbëjnë rrezik për shëndetin e qytetarëve që banojnë rreth zonës.

Nuk dihet ende nëse zjarri ka qënë rastësor apo i qëllimshëm sakaq forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendit të ngjarjes. 

 

Të fundit