Flash News

E-TJERA

Zjarri te Inceneratori i Elbasanit i qëllimshëm? Denoncimi: Punonjësit kapen duke i vënë flakën plehrave!

Zjarri te Inceneratori i Elbasanit i qëllimshëm? Denoncimi:

Një zjarr i përmasave të mëdha u regjistrua pasditen e kësaj të marte në landifillin e mbetjeve pranë Inceneratorit të Elbasanit. 

Flakët u përhapën me shpejtësi dhe tymi i zi mbuloi një pjesë të madhe të qytetit. Pak më herët u raportua se zjarri mund të ishte rastësor për shkak të valës së të nxehtit, por në një video të publikuar së fundmi në media pretendohet se zjarri ka qënë i qëllimshëm. 

Në videon e publikuar nga portali JOQ Albania pretendohet se janë punonjësit e Inceneratorit të Elbasanit ata që i kanë vendosur flakën plehrave, ndërkohë lidhur me rastin akoma nuk ka reagime zyrtare nga institucionet përkatëse.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që digjen mbetjet në landfillin në Elbasan, teksa lidhur me aferën e inceneratorëve ka pasur edhe denoncime nga opozita.

Edhe pse janë shpenzuar qindra miliona euro dhe disa zyrtarë shtetëror të dënuar për këtë aferë, sërish Inceneratori i Elbasanit është jashtë funksionit dhe askush nuk mban përgjegjësi.

Denoncimi i JOQ:

Në videon e dërguar në JOQ, provohet se si punonjësit e inceneratorit të Elbasanit i kanë vënë flakën plehrave!

Një video e dërguar në redaksinë tonë ka provuat një masakër mjedisore, pasi tregon qartë momentin kur punonjës të inceneratorit të Elbasanit i vënë flakën mbetjeve. Pamjet shfaqin procesin e djegies së plehrave në mënyrë të papërgjegjshme, duke ngritur shqetësime serioze për ndotjen dhe abuzimin me fondet publike.

Rasti pritet të shkaktojë reagime të forta dhe hetime për mënyrën se si menaxhohet inceneratori, një projekt që prej vitesh është në qendër të akuzave për korrupsion dhe dështime në përmbushjen e funksionit të ti.

Të fundit