Flash News

E-TJERA

Aksident te "Shkalla e Tujanit", kamioni përmbyset në mes të rrugës, plagoset shoferi

Aksident te "Shkalla e Tujanit", kamioni përmbyset në mes

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”, në Rugën e Arbrit.

Një kamion i tonazhit të rëndë është përmbysur në mes të rrugës, në rrethana ende të paqarta e si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi i mjetit. 

Ky i fundit është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore ndërsa nuk dihet ende si paraqitet gjendja e tij shëndetësore. 

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërkohë bëhet me dije se si pasojë e aksidentit ka patur edhe bllokim të këtij aksi rrugor.

Të fundit