Flash News

E-TJERA

‘Plumbi i Artë’/ Avokatët braktisin sallën, shtyhet sërish procesi ndaj Altin Ndocit

‘Plumbi i Artë’/ Avokatët braktisin sallën, shtyhet

Seanca gjyqësore për dosjen e “Plumbi i Artë”, ku një nga të pandehurit kryesorë është Altin Ndoci, u ndërpre sërish të martën, pasi për të dytën herë radhazi avokatët mbrojtës braktisën sallën.

 Kësaj here, ishte avokatja Elda Zotaj, përfaqësuese ligjore e Altin Ndocit, ajo që u largua nga seanca, pak çaste pasi kërkoi përjashtimin e kryesueses së trupit gjykues, Engjëllushe Tahiraj.

Zotaj akuzoi gjyqtaren për qëndrim të njëanshëm dhe intimidim ndaj përfaqësuesve ligjorë të të pandehurve, duke kërkuar largimin e saj nga çështja.

 Pas largimit të saj, gjykata u detyrua të ndërpresë procesin, duke mos mundur të zhvillojë pyetjen e planifikuar ndaj të penduarit të tretë të çështjes, Skerdo Tasi, i cili kishte zënë vendin në karrigen e dëshmitarit.

Në pjesën e mëparshme të seancës, që zgjati rreth dy orë dhe u shoqërua me debate të forta mes palëve, gjykata pranoi kërkesën e avokatëve për të vënë në dispozicion marrëveshjen e bashkëpunimit mes SPAK dhe të penduarit Endrit Alibej. Gjithashtu, u miratua edhe dorëzimi i procesverbaleve të deklarimeve të dhëna nga Alibej në vitin 2022, përpara se të firmoste marrëveshjen e bashkëpunimit me Prokurorinë e Posaçme.

Të fundit