Flash News

E-TJERA

'Sherri' Rama-Farage, ish-ambasadori: Me një regjim të korruptuar, Shqipëria po bëhet ‘tabelë qitjeje’

'Sherri' Rama-Farage, ish-ambasadori: Me një regjim të

Ish-ambasadori Agim Nesho komentoi replikat në distancë Rama-Farage.

I ftuar në “Ora News”, nesho tha se Shqipëria po kthehet në një “tabelë qitjeje” për shkak të një regjimi të korruptuar dhe një klase politike që eksporton problemet e brendshme duke shmangur thelbin e krizës që po kalon vendi.

"Me një regjim të tillë të korruptuar edhe mund të na bëjnë 'tabelë qitjeje' sepse nuk ka ndonjë ndryshim që edhe zoti Rama i drejtohet Faragit. 

Është një politikë e gjithë partive kryesore që janë pretendente për të marr pushtetin. Secili nga këta ka tentuar në mënyrë të vazhdueshme, siç e bëri edhe kryeministri i fundit britanik që vajti dhe i tha në konferencën e shtypit, në vizitën e parë zyrtare që bëri në Shqipëri.

Po konservatorët? E bëri më përpara, bile bëri dhe marëveshje për të ndërtuar në këmbim të burgjeve që do ti subvenciononin britanikët, ky të kthente shqiptarit, ku me të drejtë dhe zonja Zhulali tha që kanë ikur duke sakrifikuar jetën e tyre, duke u futur në ato ambalazhet e makinave pa marr frymë dhe ka qenë një luftë për ekzistencë të njerëzve që ka ndodhur vitet e fundit.


Para se të themi disa të vërteta për këtë dhe mos ta shikojmë si diçka që zoti Rama është mjeshtër për të hequr vëmendjen nga ngjarjet e ditës, për të eksportuar problemet e tij sikur është një negociator për çdo gjë, në fakt ai është vetë problemi. Është problemi se ai ka pasur projektin e shpopullimit të Shqipërisë. Një milion shqiptarë kanë ikur në kohën e zotit Rama dhe mos bëj tani me atë partiotizëm falso që edhe Faragi i tha që 'ti je një hipokrit për atë gjë që ke bërë edhe me Italinë'.

Nga ky diskutim, mos shikojmë retorikën patriotike për të treguar atë që do të ndodhi", u shpreh Nesho.

Të fundit