Flash News

Ditari i Maxhorancës

Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni dorë nga kjo ide!

Turqia kundër “shtetit bektashi” në Shqipëri: Hiqni

Turqia ka kërkuar zyrtarisht nga vendi ynë të mos avancojë me idenë e krijimit të një shteti bektashi.

Sipas asaj që shkruan MCN, kjo kërkesë erdhi përmes kreut të Komisionit të Jashtëm të Turqisë, Fuat Oktay, i cili ndodhet në një vizitë në Tiranë.

Ankaraja i kërkoi zyrtarisht qeverisë shqiptare të mos avancojë me krijimin e një shteti bektashi dhe po ashtu të stopojë iniciativën e prezantuar nga kryeministri Rama për një republikë fetare brenda shtetit shqiptar.

Kjo kërkesë i është përcjellë palës shqiptare nga kreu i Komisionit të Jashtëm të Turqisë me Fuat Oktay, i cili këtë të hënë nisi  një seri takimesh në Tiranë në krye të një delegacioni ligjvënësish turq.

Qëndrimin e palës turke në lidhje me këtë temë e zbuloi deputeti i opozitës Kreshnik Çollaku, sipas të cilit pozicioni i shtetit turk është në një linjë me opozitën shqiptare.

Edhe në këtë takim, delegacioni turk ka përsëritur kërkesën për pastrimin e vendit nga ata të cilët i cilëson anëtar të organizatës së Fetullah Gulen.

Të fundit