Flash News

E-TJERA

Rinumërimi pas 11 majit, Braho: Nuk kisha pritshmëri për trafikim masiv votash

Rinumërimi pas 11 majit, Braho: Nuk kisha pritshmëri për trafikim

Anëtari i KAS-it, Ledio Braho u shpreh se procesi i rinumërimit kishte për qëllim për të bërë transparencë.

I ftuar në Ora News se mga ana tjetër, nuk kishte pritshmëri që do kishte trafikim prej mijëra votash siç u pretendua dhe procesi atë tregoi.

Braho: Qëllimi për të bërë transparencë, meqenëse pati shumë problematika, pati shumë kandidatë që ngritën pretendime në lidhje me votat dhe për të bërë transparencë dhe për të pastruar procesin e numërimit në KZAZ, ne vendosëm që të hapnim kutitë për qarkun e Tiranës.

Me thënë të drejtën unë nuk kisha pritshmëri që do kishte trafikim prej mijëra votash siç u pretendua dhe procesi atë tregoi.

Që përveç disa dhjetra votave që në raport me numrin e votave që ka qarku i Tiranës janë më pak se 1% e votave pamë atë që kishte thjesht ose vlerësime të ndryshme që mund ti bëhen një flete votimi për shkak të subjektivitetit ose kishte gabime njerëzore. I vetmi ndryshim që erdhi, erdhi brenda PD midis dy kandidatëve që asnjëhëri prej tyre për momentin nuk është me mandate në Kuvend.

Një zhvendosje mes Dogjanit dhe Murrizit, kjo ishte e vetmja zhvendosje. Procesi i rinumërimit hoqi gjithë atë baltë që ishte hedhur mbi numëruesit.

 

Të fundit