Flash News

E-TJERA

Furnizonin ‘spaçatorët’ me d*ogë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

Furnizonin ‘spaçatorët’ me d*ogë, arrestohen dy

Dy të rinj kanë rënë në pranga në Tiranë, teksa lëviznin me automjetin e tyre të mbushur me drogë.

Policia gjeti brenda mjetit 1 kg e 234 gramë lëndë narkotike kokainë dhe vuri në pranga Braild Aga, 27 vjeç dhe Ronaldo Spahiu, 27 vjeç.

Droga do t’iu hpërndahej spaçatorëve me qëllim shpërndarjen në doza në zonat “Tiranë e Re”, “Kombinat” dhe në Selitë.

“Si rezultat i një hetimi tremujor, të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, në vijim të operacioneve policore kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve finalizoi operacionin “Furnitorët”.

Në kuadër të tij, u kapën në flagrancë, teksa lëviznin me automjet, në aksin rrugor “Ura e Beshirit – Pezë”, dhe u vunë në pranga shtetasit Braild Aga, 27 vjeç dhe Ronaldo Spahiu, 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve fizike, në automjet dhe në banesa, atyre iu gjetën në total 1 kg e 234 gramë lëndë narkotike Kokainë, që dyshohet se do t’iu jepej shtetasve të tjerë, me qëllim shpërndarjen në doza në zonat “Tiranë e Re”, “Kombinat” dhe në Selitë.

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Lënda narkotike u sekuestrua së bashku me automjetin dhe 2 celularët e të arrestuarve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit