Flash News

Ditari i Opozitës

Shehu: Kush nuk do Berishën, s’do ‘luftën’ opozitare!

Shehu: Kush nuk do Berishën, s’do ‘luftën’

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu deklaroi këtë të martë se kreu i PD-së, Sali Berisha vazhdon misionin për të mbrojtur dhe vendosur demokracinë në Shqipëri.

Një një intervistë për News 24, Shehu u shpreh se Berisha është përfshirë në një luftë kundër deformimit të zgjedhjeve dhe narko-qeverisë që, sipas tij, ka manipuluar procesin elektoral brenda vendit dhe për emigrantët.

Nisur nga kjo Shehu u shpreh se "kush nuk do Berishën nuk do luftën opozitare."

Shehu: Prej vitesh, Sali Berisha ndodhet në një komplot. Berishën e izoluan në shtëpi dhe ai e çau izolimin nga kati i tetë, nga banesa ku ai jeton. Berisha po vazhdon të denoncojë farsën elektorale. Zgjedhjet brenda vendit, por edhe për emigrantët ishin të deformuara. Zgjedhjet janë deformuar nga narko-qeveria. Ne kemi nevojë për zgjedhje të lira dhe Berisha e ka thënë këtë edhe në Asamblenë e OSBE-së në Portugali. Regjimet nuk lejojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Regjimet në një formë apo tjetër deformojnë rezultatin e zgjedhjeve. Një regjim nuk shembet me një proces votimi. Pse duhet të japë dorëheqje Sali Berisha? Berisha është përfshirë në një proces për të denoncuar zgjedhjet e pandershme në vend. Ai ka një mision sot për të shpëtuar demokracinë në Shqipëri. Ata që nuk duan Berishën, duan të dobësojnë luftën opozitare, që PD po realizon nën drejtimin e Berishës, për të nxjerrë në pah deformimin zgjedhor në Shqipëri.

Të fundit