Flash News

Ditari i Opozitës

"Djali dhe vajza kanë bërë namin”, Argita Malltezi paralajmëron padi për Baton Haxhiun: Ushtar dhe gjobëvënës

"Djali dhe vajza kanë bërë namin”, Argita Malltezi

Vajza e kreut të PD, Sali Berisha, Argita Malltezi ka paralajmëruar se do ta padisë analistin Baton Haxhiun, pasi ky i fundit deklaroi dje në emisionin “Të Paekspozuarit”, se nuk besonte se ish-kryeministri ishte i korruptuar, por dy fëmijët e tij kishin bërë ‘namin’.

Në rrjetet sociale, Argita shkruan se Haxhiu nuk përmendi asnjë rast për korrupsionin, që shqiptarët të dinin për çfarë e kishte fjalën, sepse edhe ai e di që deklaratat e tij janë fund e krye gënjeshtra.

"Dje, Baton Haxhiu, mjelësi i parave të shqiptarëve nëpërmjet inceneratorëve dhe parave të korrupsionit të Edi Ramës, njësoj si Adriatik Doçi e Karlo Bollino, kreu shërbimin e radhës ndaj Ramës duke më akuzuar mua për korrupsion, për të cilin, në mungesë të provave, iu drejtua bisedave të tij me zogjtë në pemë.
I them z. Haxhiu të vijojë bisedat e tij me zogjtë dhe të mbledhë prova për t’i paraqitur në gjykatë ku do të ftohet të provojë deklaratat e tij, sa senile po aq edhe të pabaza.
Haxhiu nuk përmendi asnjë rast për korrupsionin, që shqiptarët të dinin për çfarë e kishte fjalën, sepse edhe ai e di që deklaratat e tij janë fund e krye gënjeshtra.
Por kur paratë e inceneratorëve dhe pagesat e Ramës të zënë sytë dhe veshët, si dhe kur erzi njerëzor të ka humbur që prej kur në Hagë u prezantove si aset i UDB-së, nuk të intereson më ç’të nxjerr goja, e shfaqjen e senilitetit e ha me bukë.
Në fakt, jo ushtar Haxhiu, por fenomeni i gjobëvënies Haxhiu, Doçi, Bollino e kompani, janë shoqëruesit simbiotikë të narkoshtetit të Ramaduros, që ditën fryhen me para publike dhe natën mashtrojnë për llogari të pagatorit të tyre dhe për të kamufluar krimet e këtij të fundit", thuhet në reagimin e Malltezit. 

Të fundit