Flash News

POLITIKOFF

I akuzuar për abuzim sek*ual, producenti Diddy pret sot vendimin e gjykatës

I akuzuar për abuzim sek*ual, producenti Diddy pret sot vendimin e

Gjyqi i Sean “Diddy” Combs është drejt fundit dhe trupa gjykuese pritet të japë një vendim këtë të hënë.

Producenti muzikor dhe biznesmeni 55-vjeçar akuzohet për krime të rënda që mbartin një dënim maksimal me burgim të përjetshëm nëse dënohet.

Gjatë gjyqit të profilit të lartë në gjykatën federale të Manhattanit, dy nga ish-partnerët e tij, këngëtarja Cassandra “Cassie” Ventura dhe një grua e njohur si “Jane”, dëshmuan se ishin të detyruara të merrnin pjesë në akte seksuale me eskorta meshkuj të paguara që Combs do t’i shikonte, regjistronte dhe koordinonte. Aktet, të njohura si “Freak Offs”, dyshohet se u kryen nën presion emocional dhe fizik.

Mbrojtja, nga ana tjetër, pranoi se kishte incidente dhune në marrëdhënie, por mohoi çdo provë shtrëngimi. Avokati mbrojtës Mark Anifillo argumentoi se aktet ishin konsensuale dhe të bazuara në një marrëdhënie romantike afatgjatë. “Nëse ky do të ishte një rast dhune në familje, nuk do të ishim të gjithë këtu”, tha ai në argumentin e tij përfundimtar.

Combs, themeluesi i Bad Boy Records dhe një figurë ikonike në hip-hop, është mbajtur në burg federal në Brooklyn që nga shtatori 2024. Shqyrtimet e jurisë nuk kanë një kohëzgjatje të caktuar dhe çdo vendim kërkon unanimitet.

Të fundit