Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Nga lodrat e vogla tek përgjegjësitë e mëdha", rrëfimi i një vajze nga Fieri dhe këndvështrimi i sociologes Marsi Simo për fëmijërinë e shpejtuar
"Për shumë fëmijë në Shqipëri, fëmijëria nuk është vetëm lojë dhe ëndërrim. Përkundrazi, ata përballen me përgjegjësi që shpesh i detyrojnë të rriten para kohe, duke humbur momente të çmuara të pafajësisë."

Nga Neta Fero
Në një cep të shtëpisë, me librat e shkollës në një dorë dhe shishen e qumështit të motrës/vëllait në tjetrën... Kjo është panorama e shumë fëmijëve shqiptarë, por në vecanti atyre që janë fëmija i parë.
Nuk është se nuk duan të luajnë, të bëjnë zhurmë apo të ëndërrojnë, por koha nuk u jep leje. Janë më të mëdhenjtë e shtëpisë, ata që pa e kuptuar, mbartin një peshë që nuk është e tyrja, peshën e prindërimit, të përkujdesjes, të sakrificës.
Në shumë familje shqiptare, sidomos ato me më shumë fëmijë, është e zakonshme që më i madhi të “ndihmojë”.
Por ndihma kthehet ngadalë në detyrë, dhe detyra në përgjegjësi që e largon fëmijën nga loja dhe nga vetja. E detyruar të kujdeset për të tjerët, një fëmijë heq dorë nga vetja nga koha, nga dëshirat, nga fëmijëria.
Ky fenomen nuk është as i ri, as i rrallë. Por mbetet i padiskutuar. Shpesh i justifikuar si “zakon”, “ndihmë” apo “edukatë”, ai lë pas pasoja emocionale dhe sociale që shfaqen më vonë, në jetë të rriturish që mbartin ende ngarkesën e një fëmijërie të shpenzuar në shërbim të të tjerëve.

Në vijim, do të sjellim rrëfimin e nje vajze që e ka përjetuar këtë realitet, si dhe këndvështrimin profesional të sociologes Marsi Simo, e cila e sheh këtë dukuri si një plagë të trashëguar që kërkon adresim me urgjencë.
Kur fëmijëria vesh petkun e të rriturit
Sic e përmendëm në shumë familje shqiptare, sidomos ato me më shumë fëmijë, është e zakonshme që më i madhi të marrë përgjegjësi që shkojnë përtej moshës së tij.
Kjo praktikë, e trashëguar brez pas brezi, ka lindur si nevojë në një kohë kur jeta organizohej ndryshe, burimet ishin më të pakta dhe bashkëjetesa ndërbreznore ishte normë.
Por sot, sociologët paralajmërojnë: ky model, nëse mbingarkohet, mund të ketë pasoja serioze në zhvillimin emocional të fëmijës.
“Fëmija që merr rol prindëror, ndonjëherë që në moshën 8 apo 10-vjeçare, përjeton një lodhje të brendshme që nuk i përket asaj moshe,” thotë sociologia.
Ky tipar nuk duhet ngatërruar me ndihmën e natyrshme brenda familjes, thekson ajo.
“Duhet theksuar që nuk po flasim për mos përgjegjësi nga ana e fëmijëve por për detyra që nuk i takojnë fëmijës Fëmijët mund të nxiteb të bëjnë punë të thjeshta në shtëpi, të marrin pjesë në larjen e vëllait/motrës më të vogël, të sjellë veshjet etj Por nuk mund të pretentohet që fëmija më i madh edhe pse vetëm 8apo 10 vjeç të kthehez në një prind apo dado të më të voglit Edhe marrëdhëniet mes vëllezërve nuk do ishin të shëndetshme nëse këto role parapërcaktohen vetës sipas moshës”
Fatmirësisht, në vitet e fundit ka një përpjekje për të ndërtuar forma më të shëndetshme të edukimit, ku fëmija nuk shihet më si një “i vogël me përgjegjësi të mëdha”, por si një individ që ka nevojë për mbështetje, zhvillim emocional dhe kohë për të luajtur, ëndërruar dhe qenë fëmijë.
“Prej brezash është trashëguar mendësia që fëmija më i madh kujdeset për të voglin. Ndër të tjera edhe forma e organizimit të jetës dikur ka krijuar këto zakone që për kohën kanë qenë ndihmuese. Megjithatë kohët e fundit po bëhet përpjekje për fomra më të shëndetshme edukimi të cilat e vendosin fëmijën në një vëmendje të atillë që të ketë mbështetjen e duhur pa i mbivendosur role që nuk i takojnë”.
Sociologia Simo shprehet se pasojat nuk ndihen vetëm në shëndetin emocional, por edhe në marrëdhëniet mes fëmijëve. Roli i përcaktuar sipas moshës, ku më i madhi “duhet” të kujdeset gjithnjë për më të vegjlit, krijon një dinamikë jo të shëndetshme.
“Një fëmijë i cili merr rolin e përkujdesit madhe edhe si prind, mbingarkohet me përgjegjësi që nuk i takojnë. Këto përgjegjësi i shtojnë atij ankthin aq sa edhe kur rritet do ndihet me të njëjtat përgjegjësi për motrat apo vëllezërit e tij më të vegjël”.
“E ndjeva çantën e rëndë të përgjegjësive, që në fëmijëri” – rrëfimi i një vajze nga Fieri

Fëmijëria e saj nuk ishte as bardhë, as e zezë. Ishte një përzierje emocionesh, përgjegjësish dhe ndjesish që nuk i takonin moshës.
G.K., një vajzë nga Fieri, rrëfen me sinqeritet si është të jesh fëmija i madh në një familje ku ndihma kthehet në detyrim dhe përgjegjësia, në pjesë të pandashme të jetës.
“Fëmijëria ime ishte një përzierje ngjyrash: kishte ditë me diell, por edhe re që më bënë të rritem më shpejt se sa ndoshta duhet. Kujtimet më sjellin fytyra të dashura, lojëra të pafundme, por edhe momente kur përgjegjësitë më shtypnin shpatullat si një çantë tepër e rëndë për një trup të vogël. Po normale që e ndjej se u rrita shumë më shpejt se të tjerët,madje në shumë drejtime.” thotë ajo.
G.K. tregon se që në moshë të vogël u përball me mungesa, ndarje dhe sakrifica – gjëra që zakonisht një fëmijë nuk duhet t’i kuptojë, e jo më t’i menaxhojë.
“Që në moshë të vogël m’u desh të kuptoja gjëra që fëmijët zakonisht nuk i kuptojnë: mungesa, sakrifica, ndarje, durim. Më duhej të kujdesesha për të tjerët, ndonjëherë edhe më shumë se sa për veten. Kjo më bëri më të fortë, por ndonjëherë më mungon ajo ndjesia e pafajësisë, e mosnjohjes së dhembjes që duhet ta ketë një fëmijë.”
Ajo ishte e dashur dhe e përkëdhelur nga familja, por me lindjen e vëllezërve të vegjël, përkëdheljet u zëvendësuan me detyra të heshtura. Dëshirat e saj u shtynë mënjanë për t’iu dhënë hapësirë atyre të më të vegjlit.
“Duke qenë fëmija i madh ,dashuria që merrja ishte më e madhe ,ishte një përkëdhelje e sinqert, e bukur dhe e pakrahasueshme. Vështirësia ishte në momentin e vëllezërve me vone pasi duhet të mendoja duhet të kujdesesha duhet të tërhiqeshin nga dëshirat e mia për t'i plotësuar me të voglit dëshirat që kishte,” thotë me një qetësi që mbart shumë më tepër sesa fjalët.
Megjithatë, nuk e sheh këtë përvojë si barrë. Përkundrazi, e pranon si themel të formimit të saj.
“Patjeter qe kjo përvojë me ka ndihmuar në formimin e personalitetit ,në karakterin e fort si dhe në rritjen parakohe të përgjegjësive si femër. Ka një ndyshim të jesh i madhi dhe anasjelltas të jesh i vogli i fëmijëve pasi i vogli gjithmonë është i predispozuar ti plotësohen dëshirat ,tekat e gjithçka ndërsa i madhi mban mbi supe fjalë të rënda ,gjykime ,përgjegjësi etjj por këto të bëjnë me të fortë përball sfidave që të ndesh jeta më tej në rrugën tënde.”
A do të donte një rrugë tjetër, më të lehtë? Jo.
G.K. nuk kërkon ta ndryshojë fëmijërinë, por dëshiron që fëmijët e saj të nesërm të mos përballen me të njëjtat mungesa:
“Jo sdo te doja t'i kisha dhënë asnjë ndryshim fëmijërisë time pasi jam shumë e lumtur kështu si jam formuar në ditët e sotme si një femër që nga vështirësitë di të menaxhoj punën , gezimet e problemet në jetë .Falë vështirësive të shumta mbart një dashuri pa interes ndaj familjarëve të mi ,një dashuri që i tejkalon kufijtë dhe nuk vë asgjë e asgjë përpara lumturisë së tyre.
Kjo eksperiencë do të ndikoj në një mënyrë të mrekullueshme pasi si pasoj e mungesave të fëmijërisë sime do plotësohen te fëmijët e mi,dashuria e munguar si edhe respekti i munguar do kalohet te fëmijët e mi ,çdo gjë e keqe do parandalohet nga une si rrjedhojë e eksperiencave të kaluara.Me pak fjalë vështirësitë të rrisin në çdo drejtim dhe të përmirësojnë në qenien që përfaqëson.”

Përgjegjësitë e parakohshme janë realitet për shumë fëmijë shqiptarë, që detyrohen të rriten para kohe, duke lënë pas lodrat dhe ëndrrat e tyre. Por si tregojnë rrëfimet si ai i G.K., edhe në sfidat më të mëdha mund të gjesh forcë, dhe nga vështirësitë mësohet dashuria pa kushte.
Sociologët na kujtojnë se fëmijëria duhet të jetë një hapësirë e sigurt për zhvillim emocional, lojë dhe ëndërrim jo një barrë përgjegjësish që nuk i takojnë.
Ndaj është koha të rifokusojmë vëmendjen te nevoja e vërtetë e fëmijëve: mbështetje, mirëqenie dhe koha për të qenë thjesht… fëmijë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38