Flash News

E-TJERA

Pas murtajës një tjetër sëmundje shfaqet te bagëtitë, izolohen dy familje në Dibër

Pas murtajës një tjetër sëmundje shfaqet te
Foto ilustruese

Një tjetër sëmundje ka prekur bagëtitë, pas asaj të murtajës.

Burime për mediat bëjnë me dije se në Dibër është shfaqur sëmundja e Brucelozës dhe si pasojë dy familje janë izoluar.

Deri më tani raportohet se situata nuk është alarmante pasi të dyja familjet janë izoluar dhe kanë asgjësuar kafshët shtëpiake të infektuara me virusin Brucella, megjithatë për të gjithë anëtarët e këtyre familjeve, por edhe për persona të tjerë që sipas deklarimeve kanë patur kontakte me ta kohët e fundit janë bërë të gjitha analizat e nevojshme dhe ka nisur kurimi i tyre.

Bruceloza është sëmundje ngjitëse e shkaktuar nga konsumimi i qumështit të pasterilizuar ose mishit të papjekur nga kafshët e infektuara, ose nëpërmjet kontaktit të ngushtë me sekrecionet e tyre.

Kjo sëmundje shfaqet në forma të ndryshme që nga djersitja, ethe, të dridhura, djersitje me erë të keqe, lodhje, gjendje e keqe shëndetësore në përgjithësi, humbje oreksi, dhimbje në muskuj dhe kyçe, dhimbje koke, diarre ose kapsllëk dhe të vjella.

Të fundit