Flash News

POLITIKOFF

Bie nga skelat, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat

Bie nga skelat, humb jetën punëtori i ndërtimit në Berat
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të hëne në qytetin e Beratit.

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati teksa ishte duke punuar.

Sipas policisë, viktima është identifikuar si R. H., 66 vjeç, banues në Berat, punonjës i një firme ndërtimi. Ai është transportuar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e marra.

"Rreth orës 15:30, dyshohet se është rrëzuar nga kati i tretë i një pallati në ndërtim, në lagjen “Kushtrimi”, punonjësi i firmës së ndërtimit, shtetasi R. H., 66 vjeç, banues në Berat. Si pasojë ai ka humbur jetën, në spital. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit",- njofton Policia. 

Të fundit