Flash News

Rajoni

​Kurti e Vuçiç "përballen" nesër në Shkup

​Kurti e Vuçiç "përballen" nesër në

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut po mbahet një samit dyditor, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian po diskutojnë zbatimin e Planit të Rritjes për rajonin.

Mes pjesëmarrësve ndodhen edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të cilët do të paraqesin qëndrimet e vendeve të tyre në raport me Planin e Rritjes dhe integrimin ekonomik rajonal.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të presë një darkë formale për liderët rajonalë dhe zyrtarët evropianë në ambientet e “Winery Kamnik”, ndërsa ministrat dhe partnerët zbatues do të marrin pjesë paralelisht në një darkë tjetër në të njëjtin vend.

Aktiviteti kryesor i samitit do të mbahet më 1 korrik në hotelin “Hilton Double Tree”, ku do të zhvillohen dy panele diskutimi.

Temat kryesore do të jenë vlerësimi i progresit të Planit të Rritjes, prezantimi i iniciativave të reja dhe nxitja e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të rajonit. Samiti do të përmbyllet me një konferencë për media dhe një drekë zyrtare.

 

Të fundit