Flash News

Kosova

Konstituimi i Kuvendit, Osmani fton në takim krerët politikë

Konstituimi i Kuvendit, Osmani fton në takim krerët politikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të ftojë udhëheqësit e partive politike në takime në ditët në vijim, për të folur për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

“Presidentja pret që partitë e përfaqësuara në Kuvend ta zbatojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditësh, siç ka kërkuar Gjykata”, tha Bekim Kupina, këshilltar për media i Osmanit.

Kushtetuesja, në aktgjykimin e publikuar më 26 qershor, obligoi deputetët e dalë nga zgjedhjet e shkurtit, që brenda 30 ditësh të konstituojnë organin ligjvënës.

Të fundit