Flash News

E-TJERA

Koordinatorja e Posaçme e Asamblesë Parlamentare të OSBE: Rama përdori pushtetin për avantazh, kandidatët nën presion

Koordinatorja e Posaçme e Asamblesë Parlamentare të OSBE: Rama

Koordinatorja Speciale të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri, Farah Karimi, foli nga punimet që po zhvillohen në Portugali. 

Karimi tha se Rama përdori pushtetin për të krijuar avantazh në zgjedhje, presion ndaj administratës dhe votuesve.

Koordinatorja e Posaçme u shpreh se partitë dhe kandidatët nuk ishin në kushte të barabarta dhe se janë raportuar presione dhe intimidime e votuesve.

"Kandidatët në përgjithësi patën mundësi të bënin fushatë lirisht. Megjithatë, ata nuk gëzonin kushte të barabarta dhe disa raportuan se u përballën me intimidim. Sa i përket fushatës, u vu re se partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës. Kjo krijoi një avantazh të padrejtë për partinë në pushtet. Po ashtu, pati një numër të madh akuzash për ushtrim presioni mbi votuesit, veçanërisht ndaj punonjësve të administratës publike. Përdorimi aktiv i rrjeteve sociale on-line nga kandidatët e ndryshëm e amplifikoi diskursin konfrontues, ndërsa asnjë autoritet nuk ishte i mandatuar për të zbuluar përmbajtje manipuluese dhe të dëmshme. Dita e zgjedhjeve në përgjithësi ishte e qetë dhe e organizuar mirë, por pati shpesh mospërputhje me procedurat, si dhe disa incidente të intimidimit dhe nxitjes së votuesve, si dhe mangësi procedurale dhe të transparencës gjatë numërimit të votave", tha Karimi.

Të fundit