Flash News

E-TJERA

Gjendet i pajetë 77-vjeçari në Pogradec

Gjendet i pajetë 77-vjeçari në Pogradec

Pas gati tre javësh kërkime, një 77-vjeçar që ishte shpallur i zhdukur është gjetur i pajetë në fshatin Piskupat të Pogradecit.

Shtetasi N. M., 77 vjeç, ishte larguar nga banesa më datë 6 qershor, ndërsa ka qenë bashkëshortja e tij që ka kallëzuar rastin në polici, duke njoftuar për zhdukjen e të moshuarit.

Trupi i pajetë i 77-vjeçarit u gjet ditën e sotme, ndërsa shkaqet e vdekjes ende nuk janë përcaktuar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të plota të saj.

Të fundit