Flash News

Bota

Tragjedi në Francë/ Bie avioni, humbin jetën 3 persona

Tragjedi në Francë/ Bie avioni, humbin jetën 3 persona

Një fluturim privat përfundoi në tragjedi të premten pasdite (27.6.2025), pasi një aeroplan i vogël u rrëzua në qytetin francez Sanfol, pranë Chartres, në Francën perëndimore, rreth 90 kilometra në jugperëndim të Parisit.

Sipas autoriteteve lokale, të tre personat në bordin e avionit u vranë. Prefektura njoftoi se aeroplani u rrëzua në një zonë banimi, por “nuk goditi një shtëpi”. Dëmi i vetëm material u regjistrua në një makinë të parkuar.

Viktimat janë dy burra dhe një grua. Moshat e tyre nuk janë bërë ende të ditura. Avioni i përkiste klubit të fluturimit të Aeroportit Metropolitan të Chartres.

Pas aksidentit, trafiku në zonë u ndalua dhe u vu në vend një devijim trafiku. Autoritetet kompetente kanë nisur një hetim për shkaqet e aksidentit.

Të fundit