Flash News

Ditari i Opozitës

Parada e LGBT+ në Budapest/ Shehu: E majta e paaftë europiane kërkon protagonizëm!

Parada e LGBT+ në Budapest/ Shehu: E majta e paaftë europiane

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj zhvillimeve në Budapest, ku sot po mbahet Parada “Pride” e komunitetit LGBT+.

Duke ironizuar pjesëmarrjen masive të përfaqësuesve të majtë, Shehu shprehet se e majta europiane, e paaftë për të ofruar zgjidhje reale në fushën ekonomike, sociale apo të sigurisë, po përpiqet të rikthejë protagonizmin e humbur përmes çështjeve si ajo e komunitetit LGBT+.

Postimi ne facebook

Budapest, “Pride Parade” LGBTq- E majta e pa afte europiane, qe kerkon protagonizmin e humbur.
Ne Budapest sot jane me qindra eurodeputete, deputete, drejtues partish deri te zv kryministra e ministra te te majtes europiane.
Te gjithe keta, kane lene vendet e tyre, punet nqs kane te tilla te dobishme per te bere sot, dhe jane mbledhur ne Budapest per Paraden LGBTq etj.
Per ta “mbrojtur” ate nga “shtypja” e ligjeve te Hungarise, nje vend demokratik, antar i BE ai!
Duke krijuar ne te vertete “beteja” don kishoteske, per te marre rol e nje protagonizem artificial.
Mbasi kjo e majte ne zbehje te thelle, e mbrejtur nga koncepte populiste, ndesh me traditen, thelbin e jetes, familjes, te egzistences se shoqerise njerezore.
E pa afte qe te dale me opsione reale ekonomike, sociale, te mbrojtjes, sigurise…
Sot kerkon te gjeje rolin ne renie pikiate, reth “flamurit” LGBTq-shenje kjo e keq katandisjes se saj.
Nuk kam asgje kunder manifestimve, dhe te atyre qe kerkojne ta paraqisin si “krenari” nje devijim nga norma, le ta bejne publike kete brenda ligjeve te vendeve sovrane.
Por te kerkosh ta kthesh Budapestin sot ne nje “fushe beteje” per dicka qe ne fund te fundit duhej te mbetej vecse nje ceshtje intime e private e disa individeve…
Tregon sa e varfer ne ide, vizione, projekte, aksione vertet te dobishme, eshte sot nje pjese e gjere e te majtes europiane!

Të fundit