Flash News

E-TJERA

Kultivuan k*nabis, arrestohen babë e bir në Tepelenë

Kultivuan k*nabis, arrestohen babë e bir në Tepelenë

Babë e bir janë arrestuar në fshatin Mezhgoran të Tepelenës, pasi dyshohet se kishin mbjellë 194 bimë narkotike pranë banesës së tyre.

Në pranga kanë rënë shtetasit M. C, 64 vjeç, dhe E. C, 35 vjeç, të cilët akuzohen për kultivim të paligjshëm të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit në zonë, policia sekuestroi një sasi të vogël bimësh si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua në vendngjarje me anë të djegies.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.

 

 

Të fundit