Flash News

E-TJERA

Vodhën gjatë natës 4 motomjete elektrike në një biznes, një i arrestuar në Lushnjë, një tjetër në kërkim

Vodhën gjatë natës 4 motomjete elektrike në një biznes,

Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim në Lushnjë.

Sipas njoftimit të policisë në pranga ka rënë shtetasi me iniciale E.P., 38 vjeç, banues në Pirrë, ndërsa në kërkim është shpallur shtetasi me iniciale O.D., banues në Lushnjë.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas kallëzimit nga shtetasi I. S., se në biznesin e tij në lagjen “Savër”, i kishin vjedhur sende të ndryshme, gjatë natës, kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e vjedhjes dhe identifikimin e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, është bërë e mundur identifikimi i autorëve.

Në vijim të veprimeve operacionale u bë e mundur kapja e njërit prej tyre, shtetasit E. P., 38 vjeç, banues në Pirrë, si edhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi O. D., 34 vjeç, banues në Lushnjë. Po punohet për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 34-vjeçarit.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të fundit