Flash News

Rajoni

Trump flet sërish për Kosovën dhe Serbinë: shin gati të përplaseshin në një luftë të madhe

Trump flet sërish për Kosovën dhe Serbinë: shin gati të

Presidenti amerikan, Donald Trump tha sërish se Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin në një luftë të madhe.

Gjatë një konference për shtyp këtë të premte, Trump deklaroi se ndërhyri duke u thënë se, nëse e bënin këtë, nuk do të kishin më tregti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin. Po shkonin drejt një lufte të madhe. U thashë: Nëse përplaseni, nuk ka më tregti me Shtetet e Bashkuara. Ata thanë: Ndoshta nuk do të përplasemi”, tha Trump.

Trump vazhdimisht ka përmendur si sukses të tij marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë.

Para dy ditësh ai përmendi Serbinë dhe rrezikun që shtetit serb përbënte, duke shtuar se e kishte parandaluar një gjë të tillë.“Ne e përfunduam edhe me Serbinë, e cila ishte gati të fillonte një përplasje”, tha Trump.

Kosova dhe Serbia  nënshkruan një marrëveshje më 04.09.2020 në Uashington të ndërmjetësuar nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

 

Të fundit