Flash News

E-TJERA

Taulant Xhaka prezantohet si trajner-lojtar te i skuadra shqiptare në Zvicër

Taulant Xhaka prezantohet si trajner-lojtar te i skuadra shqiptare në

Pas largimit nga FC Basel, ish-futbollisti i Kombëtares, Taulant Xhaka u prezantuar si trajner-lojtar i skuadrës shqiptare Dardania Basel.

34-vjeçari do të drejtojë dhe njëkohësisht do të luajë për ekipin që administrohet nga pronarë shqiptarë në Zvicër.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi përmes një deklarate në rrjetet sociale, ku theksohet se Xhaka do të ketë në krah ndihmës trajnerin Argjent Trukaj.

“Prania e Xhakës në skuadër nuk është vetëm një forcim për ekipin, por edhe një nder për gjithë komunitetin shqiptar në Zvicër,” thuhet në njoftimin e klubit.

Të fundit