Flash News

Ditari i Opozitës

Ndotja e lumit Vjosë, Shehu: Regjimi po e degradon në funksion të korrupsionit!

Ndotja e lumit Vjosë, Shehu: Regjimi po e degradon në funksion të

Deputeti Tritan Shehu ka reaguar këtë të premte në lidhje me ndotjen e rëndë të lumit Vjosa.

Në një reagim në rrjete sociale, Shehu shkruan se Vjosën e ka ndotur rëndë korrupsioni që në hyrje të kufirit shqiptar. Deputeti thotë se Vjosa nuk është ndotur vetëm nga nafta por edhe nga ujërat e zeza të fshatrave, qyteteve e zonave të banuara në dy anët e lumit. 

Shehu shkruan se kjo vjen si pasojë e mungesës së kujdesit dhe investimit nga ana e Ministrisë së Turizmit, ndërsa ka ngritur akuza se sipas tij ky regjim po e degradon Vjosën në funksion të korrupsionit, pa përgjegjshmërisë dhe cinizmit.

Reagimi i deputetit, Tritan Shehu:

Vjosën e ka ndotur rëndë korrupsioni që në hyrje të kufirit shqiptar. Nuk është vetëm ndotja në zonat naftë mbajtëse.

Në Vjosën e mrekullueshme, unike dhe degët e saj derdhen të gjitha ujërat e zeza të qyteteve, fshatrave, zonave të banuara e dy anët e saj. Asnjë kujdes e investim nga ky regjim, që në Qarkun e Gjirokastrës përfaqësohet nga Lubi Kumbaro, deputete e ministre mjedisi.

Me tej fushat e grumbullimit të mbeturinave, jashtë çdo standardi, të përdorur e të kontrolluar nga mafia e tyre. Të lejuara kundër çdo standardi me firmën e Lubisë.

Që derdhin aty çdo gjë të ndotur e shkatërruese për mjedisin, faunën e qeniet e gjalla. Duke derdhur paratë në xhepat e asaj mafie, lokale e nacionale.

Kjo është e vërteta e hidhur e atij lumi park kombëtar. Qe ky regjim po e degradon në funksion të korrupsionit, pa përgjegjshmërisë dhe cinizmit të tij!

Të fundit