Flash News

Ditari i Opozitës

Ish-këshilltari i Trump: Non grata e Berishës e padrejtë! Duhet të rishihet sa më shpejt

Ish-këshilltari i Trump: Non grata e Berishës e padrejtë! Duhet

Ish-këshilltari i presidentit Trump për sigurinë, John Bolton, e konsideroi të nxituar vendimin për shpalljen non grata të Sali Berishës nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Në intervistën ekskluzive për A2CNN, ai tha se ky vendim është i ndikuar politikisht dhe duhet të rishihet.

“Këto vendime kanë qenë subjekte të ndikimeve politike. Unë mendoj që duhet rishikuar nuk e di deri në ç'masë duhet të shkojë por dhe mendoj se nuk ishte i duhur dhe duhet të rishihet”,- tha Bolton.

Sipas tij duhet të gjendet një zgjidhje e shpejtë për këtë vendim.

“Mendoj që është pak nga të dyja shpresoj të kthehesha mbrapa dhe ta ribëja kjo është e pamundur por  por shpresoj që të gjemë zgjidhje të shpejtë dhe të kemi një sjellje normale”,- deklaroi Bolton.

Të fundit