Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Analiza/ Si i përdori SHBA-ja bombat depërtuese në objektet bërthamore të Iranit?

Bombat depërtuese që Shtetet e Bashkuara i hodhën mbi dy objekte bërthamore në Iran, ishin bërë enkas për to dhe ishin rezultat i mbi 15 vjetëve punë në fushën e zbulimit dhe zhvillimit të armëve, deklaruan të enjten udhëheqës të lartë të Pentagonit.
Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe gjenerali Dan Caine, shef i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë, deklaruan në një konferencë për shtyp se janë të bindur që armët goditën saktësisht sipas planit.
Caine, oficeri më i lartë ushtarak i vendit, dha detaje të reja rreth punës që është bërë për ndërtimin e bombave “shkatërruese të bunkerëve” dhe mënyrës se si SHBA-ja i përdori ato për të depërtuar në objektet iraniane.
Ai u përpoq të tregonte shkallën e shkatërrimit, por nuk e komentoi drejtpërdrejt deklaratën e presidentit Donald Trump se programi bërthamor i Teheranit është “shkatërruar plotësisht”.
Bombat – të quajtura GBU-57 A/B Massive Ordnance Penetrator – u krijuan pas një informimi sekret, disa dekada më parë, që fliste për një projekt të madh ndërtimi në malet e Iranit, tha Caine.
Projekti doli të ishte impianti i pasurimit të karburantit në Fordo, i cili besohet se nisi të ndërtohej rreth vitit 2006.
Ai u bë operacional më 2009 – në vitin kur Teherani e pranoi publikisht ekzistencën e tij.
Informimi sekret iu tregua në vitin 2009 një zyrtari të Agjencisë për Reduktimin e Kërcënimeve të Mbrojtjes. Ai dhe një koleg i tij “u fokusuan plotësisht” në impiantin Fordo, për 15 vjetët e ardhshëm, duke studiuar tokën, punimet rreth ndërtimit, lëvizjet e tokës dhe “çdo pajisje që hynte dhe dilte nga ai vend”, tha Caine.
Ajo çfarë konstatuan, ishte se SHBA-ja nuk kishte një bombë që do të mund t’i shkatërronte ato objekte. Ndaj, Pentagonit iu desh të fillonte punën për të zhvilluar një të tillë, tha Caine.
“Kishim shumë ekspertë me doktoratë që punonin në një program provash, duke bërë modelime dhe simulime. Në fakt, ishim përdoruesit më të mëdhenj të super-kompjuterëve në SHBA, edhe pse këtë e bënim në mënyrë të fshehtë”, tha ai.
Bomba prej rreth 13.600 kilogramësh përbëhet nga çeliku, lëndët shpërthyese dhe një fitil, i cili është i programuar të shpërthejë në një kohë të caktuar.
Sa më i gjatë të jetë fitili, aq më thellë do të hyjë bomba në tokë, përpara se të shpërthejë.
Gjatë viteve, ushtria e testoi dhe rittestoi bombën qindra herë në objekte të simuluara, tha Caine.
Fordo i kishte dy rrugë kryesore ventilimi që çonin në objektin nëntokësor, dhe zyrtarët i ndoqën me kujdes këto pika hyrëse për t’i përdorur si objektiv për të goditur impiantin.
Secila prej tyre i kishte tri tunele vertikale – një tunel kryesor dhe dy tunele më të vogla në secilën anë, që në grafikët e Pentagonit dukeshin si një pirun me tri dhëmbë.
Para sulmit të SHBA-së, Irani vendosi pllaka të mëdha betoni mbi to për t’i mbrojtur, tha Caine.
Për t’u përgjigjur, SHBA-ja hartoi një plan sulmi, ku do të përdoreshin gjashtë bomba që depërtojnë thellë, për secilën nga dy rrugët e ventilimit.
Ato do të godisnin kryesisht tunelin kryesor, që çonte në impiantin ku bëhej pasurimi i karburantit.
Shtatë avionë bombardues B-2 fluturuan dhe secili mbante nga dy bomba të mëdha. Bomba e parë u përdor për të shkatërruar pllakën e betonit, tha Caine.
Katër bomba të tjera ranë në tunelin kryesor dhe depërtuan thellë në impiant me një shpejtësi shumë të madhe – më shumë se 300 metra në sekondë – përpara se të shpërthenin, shpjegoi ai.
Bomba e gjashtë u mbajt rezervë, në rast se diçka nuk shkonte mirë.
Përveç 12 bombave që u hodhën në Fordo – gjashtë në secilën nga dy rrugët e ventilimit – dy të tjera goditën impiantin kryesor të Iranit në Natanz, tha Caine.
Secili ekuipazh konfirmoi se bombat kishin shpërthyer, sepse i panë duke u hedhur nga aeroplanët që fluturonin përpara tyre.
“E dimë që avionët që ndiqnin nga pas, e panë funksionimin e armëve”, tha Caine.
Pilotët raportuan se ishte shpërthimi më i ndritshëm që kishin parë ndonjëherë – dukej sikur të ishte ditë, tha ai.
Se ku ndodhet uraniumi i pasuruar në shkallë të lartë i Iranit, nuk është shumë e qartë.
Caine tha se municionet ishin ndërtuar, testuar dhe ngarkuar siç duhet, ishin drejtuar saktë drejt objektivave të tyre dhe shpërthyen sipas planit.
“Objektet bërthamore të Iranit janë shkatërruar”, tha Hegseth.
Megjithatë, nuk dihet ende nëse uraniumi i pasuruar shumë, që Irani do të mund ta përdorte për të bërë armë bërthamore, ishte aty në momentin e sulmit.
I pyetur disa herë, Hegseth nuk dha përgjigje nëse uraniumi ishte shkatërruar apo zhvendosur.
“Unë nuk kam parë ndonjë informacion të inteligjencës që të më tregojë se gjërat nuk ishin në vendin e tyre – qoftë të zhvendosura apo ndryshe”, tha Hegseth./Associated Press
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38