Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Ç’kontratë e noter, jam vetë i zoti i punës!” Ndërtuesi në Vlorë kërkon para shtesë për shtëpinë e paguar

Emisioni “Stop” ndodhet në Vlorë në “Rrugën Transballkanike”, për problemin e zonjës Katrina Mitraj, e cila në vitin 2019 porositi një apartament te firma “Binaj 2003”, duke e likuiduar plotësisht.
Sot, pas kaq vitesh pallati nuk ka përfunduar dhe ndërtuesi kërkon para ekstra, nëse zonja kërkon ta mbajë. Në të kundërt, Gentjan Binaj, i thotë që t’i kthejë aq para sa ka paguar Katrina.
“Përshëndetje! Në vitin 2019 kam blerë një apartament në qytetin e Vlorës te Gentjan Binaj, “Binaj Shpk”. Pallati duhej të mbaronte që në vitin 2021, pallati nuk ka mbaruar ende, kam një problem me ndërtuesin. Unë e kam shlyer komplet vlerën e shtëpisë, aq sa e kemi në kontratë, ai mori lekët, prita të mbarojë shtëpia, shtëpia nuk ka mbaruar ende dhe sot, ky ndërtuesi, më thotë të më kthejë lekët mbrapa, aq sa kam dhënë në fillim, të prishim kontratën e shtëpisë, sepse pallati thotë, ngjasme nuk përfundon më. Ose më thotë, se nëse ti e do shtëpinë, do të paguash më shumë lekë, sepse në bazë të ligjit, janë rritur çmimet e apartamenteve, m2, ndërkohë që në kontratë e kam të theksuar dhe zotëria ka firmosur, që nuk ndryshon as çmim, asgjë në varësi të kohës, që ka kaluar”, thotë denoncuesja.
“Stop” komunikoi me administratorin e firmës, i cili pretendon, se janë rritur çmimet e nuk mund ta ndërtojë pallatin me këto lloj pagesash.
Ai thotë, se as që pyet për kontratë e noter, pasi është vetë Zot i punës së vet.
Gentjan Binaj: Me atë zonjushën në fjalë, e para njëherë nuk kam ndonjë problem, nuk e di, ça problemi ka me veten ajo. Kur diskuton me njerëz, që nuk janë në rregull nga vetja e tyre. Kemi rënë dakord të dy si njerëz, që e kemi pirë një kafe me anë të disa miqësive të përbashkëta dhe ka blerë një shtëpi 15 mijë euro zonja. Lëre ça është kontrata, unë të them, ça ka paguar ajo. Nga 15 mijë euro, do të marrë 20 mijë euro mbrapsht dhe ajo në punën e saj, unë punën time. Ka marrë 10 mijë euro me mandate dhe 10 mijë euro do t’i merrte para 20 ditëve.
Vëllai i Administratorit: Nuk e ka bërë.
Gentjan Binaj: Largohu që andej! (I drejtohet vëllait). Ç’do të thotë te Noteri? Noteri nuk është mbi gjithçka. Noteri jam unë! Jam unë i Zoti i punës time. Do ta gjej ligjin motra. Do ta gjej ligjin, në qoftë se një qytetar nuk bie dakord me mua.
Drejtori i Urbanistikës në bashkinë e Vlorës,Zambak Selmani, thotë se përpallatin në fjalë, nuk ka asnjë kërkesë për shtyrje të afatit të lejes së ndërtimit.
“Në lidhje me subjektin Binaj 2003 për objektin që ndërton në “Rrugën Transballkanike”, nuk ka shtyrje të afatit të lehes dhe në momentin që vjen një shtyrje e afatit të leje autoriteti vendor vendos një gjobë për shkelje të afateve të punimeve. Ky objekt mund të qëndrojë ashtu deri në dhjetë vjet”, tha Zambak Selmani.
“Stop” pyeti administratorin Gentian Binaj se përse ka mbetur në këtë fazë pallati dhe nëse ka aplikuar për shtyrje të afatit.
Gentjan Binaj: Po leje moj atë, s’i jap mend njeriu, kur do mbarojë leja. Leja ka ca rregulla. Për arsye të problemeve financiare dhe shumë problemeve të tjera, Leja do të rifreskohet dhe do vazhdoj punimet. Mund të mbarojë pallati me një person, që e blen një shpi 15 mijë euro? Ka ca rregulla, që i përshtaten shtetit dhe personit i kam thënë, nëse do ta mbash, do paguash 30% më shumë.
Noteri Ardian Stamo shpjegon se pala ndërtuese, nuk është në kushtet, që mund të ndryshojë çmimin. Nga ana tjetëravokati Arben Llangozi, shprehet që ndërtuesi është në kushtet e veprës penale të vjedhjes përmes mashtrimit./Tvklan.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38