Flash News

Ditari i Maxhorancës

Përplasja për shqiptarët e dënuar në Britani/ Farage: Do sigurohemi që Rama ta mbajë fjalën!

Përplasja për shqiptarët e dënuar në Britani/ Farage:

Vazhdon përplasja mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të partisë “Reforma”- Nigel Farage, i cili pranoi sfidën e kreut të qeverisë shqiptare lidhur me emigrantët e dënuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Farage i përmendi Ramës faktin se emigrantët shqiptarë në Britani janë aktorë kryesorë në kriminalitet, duke pretenduar se 1 në 50 shqiptarë në territorin britanik janë në burg.

Ndërkohë në kthim përgjigje ndaj tij, Rama pretendoi se shifra e deputetit britanik ishte e tejfryrë, duke e sfiduar se nëse vërteton që shifra është e vërtetë do i marrë të gjithë shqiptarët e burgosur në Britani mbrapsht.

Pas kësaj deklaratë të Ramës, Farage tha se do ta pranonte sfidën: “Do të sigurohemi që Edi Rama të mbajë fjalën”, u shpreh Farage për The Telegraph.

Të fundit