Flash News

E-TJERA

Dy të moshuar përdh*nojnë 38-vjeçaren në Tiranë

Dy të moshuar përdh*nojnë 38-vjeçaren në Tiranë

Dy të moshuar të moshës 61 dhe 66 vjeç dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një guar 38 vjeçe e cila është e pazotë për t’u mbrojtur.

Vëllai i 38-vjeçares ka kallëzuar në polici gjithashtu se dyshon se 61-vjeçari me iniciale A. B., e ka shfrytëzuar 38-vjeçaren për prostitucion.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit A. B., 61 vjeç dhe V. T., 66 vjeç, pasi ka kallëzuar një shtetas, se këta të dy dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me motrën e tij 38 vjeçe (shtetase e pazotë për t’u mbrojtur).

Gjithashtu, ka kallëzuar dhe dyshon se 61-vjeçari e ka shfrytëzuar 38-vjeçaren, për prostitucion. Vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit.”– njofton policia.

Të fundit