Flash News

E-TJERA

Ndërron jetë italiani në plazhin e Zvërnecit

Ndërron jetë italiani në plazhin e Zvërnecit

Ka humbur jetën një pushues në det.

Viktima është shtetasi italian G. P., 87, i cili dyshohet se ka pasur arrest kardiak.

“Rreth orës 13:30, në plazhin e Zvërnecit, ka humbur jetën duke notuar në det, shtetasi italian G. P., 87 vjeç.

Grupi hetimor dhe eksperti mjekoligjor po punojnë për përcaktimin e shkakut të vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për arrest kardiak. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.

Të fundit