Flash News

E-TJERA

Lapaj: Mund të shkrihemi në një parti me 'Nisma Thurje'

Lapaj: Mund të shkrihemi në një parti me 'Nisma Thurje'

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka deklaruar se forca politike që ai drejton mund të shkrihet në një parti të vetme me partnerin e koalicionit parazgjedhor, “Nisma Thurje”.

“Partia Nisma Thurje është një parti me një anë. Ne jemi Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’, që është parti me një anë. Kemi bashkëpunuar për koalicionin parazgjedhor”, tha Lapaj në A2 CNN.

Më tej ai shtoi se janë duke negociuar me partinë e drejtuar nga Endri Shabani dhe Panajot Soko, mënyrën sesi do të shndërrohen në një forcë politike të vetme.

“Me përfundimin e këtij procesi do të rinegociojmë sesi do ta vazhdojmë rrugëtimin tonë. Para zgjedhjeve ka pasur një qasje, që mund të ndodhë një kohezion edhe të shkrihemi në një. Ngelet për tu diskutuar. Unë jam i hapur për të gjitha variantet, ngelet për tu parë. Por mund të ndodhë. Ne e shohim të mirëseardhur çdo bashkim që sjell vlera dhe ne mendojmë që sjellim vlera”, deklaroi Lapaj.

 

Të fundit