Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Fier-Vlorë, makina del nga rruga, 3 të plagosur

Aksident në aksin Fier-Vlorë, makina del nga rruga, 3 të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të enjte në aksin Fier–Vlorë, në afërsi të fshatit Novoselë.

Një automjet tip Volkswagen që shërbente si taksi, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona, shoferi dhe dy pasagjerët të cilët ishin turistë britanikë.

Mësohet se 3 të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

Të fundit