Flash News

E-TJERA

Aksident në Lezhë, 69-vjeçari humb kontrollin dhe godet 4 automjete të parkuara

Aksident në Lezhë, 69-vjeçari humb kontrollin dhe godet 4

Një aksident u regjistrua pasditen e sotme në qytetin e Lezhës, ku një automjet humbi kontrollin dhe goditi katër makina të parkuara.

Policia njofton se fatmirësisht, drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat.

Lezhë/Informacion  paraprak

Rreth orës 19:00, në qytetin e Lezhës, shtetasi M. Z., 69 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi  drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka goditur 4 automjete të parkuara.

Drejtuesi i automjetit është dërguar në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Të fundit