Flash News

E-TJERA

Gara për kreun e BKH/ Bushati: Bëjnë karrierë vetëm ata që përkulen

Gara për kreun e BKH/ Bushati: Bëjnë karrierë vetëm ata

Gazetarët Andi Bushati dhe Andi Tela komentuan garën për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Në studion e MCN, Bushati tha se në institucionet e drejtësisë së re bëjnë karrierë vetëm ata që përkulen, ndërsa Tela tha se SPAK dhe BKH kanë dhënë prova se mund të jenë ishuj shprese. 

Bushati: Njerëz që konkurrojnë në këto institucione janë katandisur në bythëlëpirës. Është edhe në profesionin tonë kjo.  

Tela: Unë besoj se mes kandidatëve ka njerëz që duan ta bëjnë mirë këtë punë. Në ndryshim nga të gjitha institucionet e këtij shteti, SPAK dhe BKH mund të jenë ishuj shprese.

Bushati: Unë besoj që të shpresosh sot që një njeri me integritet që do t’u shkojë çështjeve deri në fund, që do të thërrasë kryeministrin për ta marrë në pyetje, mund të ketë 1% shans të bëjë karrierë ose jo .. Aty bëjnë karrierë vetëm ata që përkulen.

Tela: Nga arka me peshk kemi arritur të kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Bushati: E futi në burg Rama. E futën në burg si një burrë të dobët që nuk frenonte dot vanitetin e gruas së vet. Deri tani nuk na kanë dhënë shpresë. 

Nazarko: Je skeptik i madh. More shembullin e Erionit. Ai është shembulli që ilustron të kundërtën. 

Tela: Edhe unë kam dilema te KLP. Nuk ka një gjë të qartë atje të shkruar çfarë duhet të bëjë KLP. 

Të fundit