Flash News

E-TJERA

Akuzohet si pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 23-vjeçari në Vaun e Dejës

Akuzohet si pjesë e një grupi kriminal, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është vënë në pranga në Vaun e Dejës, pasi akuzohet si pjeëtar i nëj grupi kriminal që merrej me trafikun e lëndëve narkotike.

Sipas policisë, ndaj shtetasit E. A., Gjykata në L’Aquila të Italisë ka caktuar masën “arrest në burg” për tarfik narkotikësh. Pas arr4estimit, pritet të kryhen procedurat për esktradimin e 23-vjeçarit.

“Akuzohet në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike, kapet në Vaun e Dejës, 23-vjeçari.

Në vijim të bashkëpunimit intensiv me partnerët italianë, të koordinuar nga rrjeti ENFAST, me objektiv nxjerrjen përpara drejtësisë, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, gjatë operacionit “Operacionalja 49”, lokalizoi në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, dhe arrestoi me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin E. A., 23 vjeç.

Në vitin 2024, Gjykata në L’Aquila i ka caktuar këtij shtetasi, masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale, vepër për të cilën Kodi Penal italian parashikon maksimum dënimi, 24 vjet burgim.

Vijon bashkëpunimi për të finalizuar ekstradimin e 23-vjeçarit, në Itali”, njofton policia.

Të fundit