Flash News

Bota

Greqia në flakë, digjen disa shtëpi në Athinë, evakuohen banorët

Greqia në flakë, digjen disa shtëpi në Athinë,
Pamje nga zjarri

Greqia vijon të jetë në 'luftë' me zjarret prej disa ditësh. Raportohet se së fundmi flakët kanë përfshirë disa shtëpi në jug të Athinës dhe si pasojë janë evakuuar banorët në katër vendbanime. 

Mediat e huaja shkruajnë se 90 zjarrfikës, të ndihmuar nga tetë avionë dhe pesë helikopterë, u stacionuan në zonën Palaia Foakaia në përpjekje për ta shuar zjarrin që u përhap si rezultat i erërave të fuqishme.

Mbetet ende i paqartë numri i saktë i personave që u larguan nga shtëpitë e tyre, ndërkohë që shërbimet zjarrfikëse vijojnë punën për neutralizimin dhe shuarjen e flakëve. 

Të fundit