Flash News

Ditari i Opozitës

Shtyrja e raportitmit për institucionet e pavarura, Bardhi: Shkelje flagrante e Kushtetutës

Shtyrja e raportitmit për institucionet e pavarura, Bardhi: Shkelje

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se Kuvendi ka shkelur Kushtetutën me shtyrjen e raportimit të institucioneve të pavarura për në legjislaturën e re.

Bardhi e cilësoi shkelje flagrante teksa tha se duhet që institucionet e pavarura të vijnë në Kuvend dhe të raportojnë.

“Dua të ngre një shqetësim, që të jepte rekomandimet përkatëse ndaj këtyrëe institucioneve . Konferenca e kryetarëve miratoi kalendarin e raportimeve të institucioneve kushtetuese përfshirë të drejtësisë në mënyrë të pakonsultuar dhe pa dhënë shpjegim, kuvendi dhe komisionet kanë anuluar raportimin e institucioneve të pavarura në kuvend, duke e shtyrë në legjislaturën tjetër. Ne pas datës 8 korrik nuk miratojmë dot ligje por s’na ndalon dot kushtetuta që kuvendi të vijonte punën me dëgjesat e institucioneve të pavarura. Duhet të vijohet me kalendarin e raportimeve të institucioneve të pavarura. Duhet të vijnë në Kuvend, dhe të ketë mundësinë për të lëshuar rekomandime për përmirësimin e punës së tyre. S’mund të mbyllni kuvendin për llogaridhënien e tyre. Vendimi juaj është shkelje flagrante e kushtetutës dhe të afateve që përcakton rregulloja e kuvendit”, tha Bardhi.

Të fundit