
Flash News
Raporti/ Shëndetësia shqiptare mes transparencës së kufizuar dhe nën-financimit
Aksident në aksin Fier-Vlorë, makina del nga rruga, 3 të plagosur
Ish-gjyqtari Guxim Zenelaj dënohet me 100 orë punë publike
Kapet me kokainë, arrestohet 26 -vjeçari në Sarandë (EMRI)
Matura Shtetërore/ Publikohen rezultatet e testimit për Matematikën, vetëm 166 nxënës ekselentë
Zbardhen argumentat e mbrojtjes së Ilir Metës në GJKKO
Zbardhen argumentat e mbrojtjes së Ilir Metës në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion ku po shqyrtohet kërkesa e tij për zbutjen e masës së sigurisë.
Mbrojtja theksoi se “SPAK përfundimisht u bind përsa i përket çështjes së kompanisë lobimit në favor të Partisë Lëvizjes Socialiste përIntegrim (LSI), ku personi nën hetim Z. Ilir Metaj, ashtu siç kishte deklaruar nuk ka asnjë lidhje me kontratat dhe pagesat e kryera.
Përsa i përket pretendimeve të tjera nga organi akuzës dhe në funksion të kërkesës tonë për zvendësimin apo revokimin e masës së sigurimit personal “arresti me burg” zqarojmë gjykatën si më poshtë:
1 – Në faqen 3
Prokuroria pretendon se: I pandehuri Ilir Metaj dhe personi nën hetim Monika Kryemadhi, kanë konsumuar veprën penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve”, pasi nga analiza e fakteve dhe provave nga ………….., kanë vendosur kontakte me administratorin e tyre, personin nën hetim, Adrian Shatku.
Mbrojtja: Ky konkluzion i akuzës është shprehje e një vlerësimi jo vetëm joprofesional dhe të pambështetur në asnjë provë apo fakt të paktën për Z. Meta, por edhe tërësisht tendencioz edhe nga të gjitha parashtrimet e bëra nga prokurorët.
Nuk ka asnjë akt apo fakt, që të vërtetojë se Z. Meta ka emëruar apo besuar Z. Adrian Shatku si administrator të tij. Po kështu nuk ka asnjë akt apo fakt që Z. Meta të ketë qenë në dijeni se A. Shatku ishte administratori i ish-bashkëshortes së tij dhe se ndanin së bashku përfitime të paligjshme apo edhe të ligjshme.
2 – Po në faqjen 3 paragrafi i fundit organi procedurës pretendon se:
Si rezultat i kësaj veprimtarie dhe ushtrimit abuziv të pushtetit, palët kanë përfituar nga shtetasi Ardian Shatku dhe UNIFI, të ardhura të konsideruara, duke përfshirë përqindjen e fitimit si dhe pajisjen nga A. Shatku disa herë me karta krediti.
Mbrojtja: Ky konkluzion është tërësisht tendencioz pasi nuk ekziston asnjë provë apo indicie që Z. Meta të ketë qenë në dijeni të përfitimeve të paligjshme apo të ligjshme të ish-bashkëshortes nga A.Shatku.
Referenca për ndarjet e përqindjeve në celularin e Znj. Kryemadhi që pretendon SPAK-u, i takon Znj. Kryemadhi ta sqarojë. Akoma më tendencioze është përpjekja e prokurorëve për të paraqitur Z. Meta si bashkëpërfitues apo në dijeni të kartave të paligjshme që pretendon akuza, të cilat edhe vetë sipas saj janë vetëm në emër të Monika Kryemadhit, e cila sipas SPAK, rezulton edhe përfituese e tyre. Zoti Meta jo vetëm që s’ka qenë në dijeni të kësaj marrëdhënieje të paligjshme , por pasi ka mësuar se pas kontrollit në banesën e nënës së Znj. Kryemadhi, ekzistonte një kartë e tillë, por e papërdorur, sipas zonjës Kryemadhi, vendosi edhe divorcin ligjor me të duke e vlerësuar si shkelje të rëndë të besimit, të ligjit për një politikane me përvojë, por edhe në dëm të kauzave të tij politike. Z. Meta vetëm në seancën e parë, pas arrestimit të tij, në Gjykatë u njoh me përdorimin e kësaj karte në San Marino nga akuza.
Ndërsa për dy kartat e tjera është njohur vetëm ditën e komunikimit të akuzës si i pandehur më 27 Maj. Po kështu, organi i akuzës provon vetë se Monika Kryemadhi është e vetmja përdoruese e kësaj karte, dhe në asnjë rastë të vetëm nuk provohet se Z. Ilir Metaj ka përdorur këto.
3 – Në faqen 5
Mbrojtja: Edhe njëherë theksojmë se përpjekjet e akuzës për të “provuar” nga gjetjet në celularin e Znj. Monika Kryemadhi se personat në hetim, Metaj-Kryemadhi, kanë përfituar % të fitimit nga kompania UNIFI Holding Inc, nga marrëveshja e interkoneksionit me Vodafone, janë sa të pabazuara aq edhe kontradiktore.
Prokuroria: “Ky fakt rezulton nga komunikimet që Monika ka me Shatkun ku i drejtohet me shprehjet “ne” “leja Dhorit dhe të miat”. Është e qartë se nëse kjo bisedë është e vërtetë , ajo me “ne” nënkupton veten e saj me kushëririn e saj Adrian Shatku. Ashtu sikurse pjesa e dytë, nëse është e vërtetë , “të miat” nënkupton interesat e saj dhe kjo nuk provon aspak as përfshirjen e Ilir Metës në këtë marrëdhënie përqindjesh të pretenduara dhe as pasjen prej tij dijeni të një marrëdhënie të tillë (si edhe në rastin e kartave).
4- Në faqen 5.
Prokuroria: “Adrian Shatku është personi i besuar i Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit dhe sipas deklarimit të Fatime Kryemadhit, edhe kushëriri i largët i tyre”
Mbrojtja: Edhe ky konkluzion është tendencioz, pasi nga i gjithë hetimi rezulton se Adrian Shatku është person i afërt me Monika Kryemadhin si dibranë dhe Ema Shatkun (Çokun), shoqe e afërt e Monikës. Për këto arsye ai ka qenë një person i njohur dhe i respektuar nga Ilir Meta, por asnjëherë as i besuari i tij dhe as në dijeni të ndonjë aktiviteti të paligjshëm apo të dyshimtë të tij.
5 – Faqe 5
Mbrojtja: Për të paraqitur këtë lidhje midis Ilir Metës dhe Adrian Shatkut shumë “të fortë”, akuza pasqyron episodin sipas komunikimeve elektronike se (sipas faqes 71 të komunikimit të akuzës si i pandehur): “Në datën 5 shtator 2014, Monika e informon Adrianin se Iliri do të shkojë në Marok në datat 30-31 Tetor 2014 dhe i thotë se “po të duash për të vajtur dhe nëse të duhet ndonjë takim me ndonjë ministër – më tha Iliri”. Adriani i përgjigjet se ai do të shkojë dhe se “…takimin me PM do ta bëj unë….takojmë edhe ministrat e energjisë dhe telekomunikacionit”
Mbrojtja: Ky episod tregon jo vetëm se Monika informon Adrianin për lëvizjet e Kryetarit të Kuvendit, por edhe se Adriani ishte shumë i fuqishëm në Marok sa merrte përsipër të rregullonte takimin me PM (Kryeministër) dhe ministra të tjerë. Atëherë përse i duhej ndihma e Kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë në Marok, Adrianit, kur ishte kaq i lidhur me Kryeministrin e Marokut?
Siç dihet vizita ka qenë shtetërore dhe e bërë me të gjitha rregullat protokollare.
Përfshirja e episodeve të tilla kërkon në mënyrë të sforcuar të krijojë një lidhje të dyshimtë midis Ilir Metës dhe Adrian Shatkut e cila nuk ekziston në asnjë rrethanë.
6– Mbrojtja: Prokurorët në mënyrë absurde, përdorin një deklarim të shtetasit Eriol Braimllari, i cili është kushëri i Endrit Braimllarit, të dy të përfshirë në çështjen e lobimeve për të rrëzuar pretendimin sipas SPAK-ut, të të pandehurit Ilir Metaj se ai nuk ka asnjë lidhje me Adrian Shatkun.
Mbrojtja: Në përgjigje të pyetjeve të bëra më parë nga akuza, unë i kam bërë të qarta rrethanat e njohjes me Adrian Shatkun, ndaj kjo lojë fjalësh e prokurorëve është pa kuptim.
Nëse unë nuk kam patur asnjë lidhje të dyshimtë, të paligjshme, ky nuk është faji im, por merita e sjelljeve të mia përherë të përgjegjshme, të ligjshme dhe të moralshme. Po kështu, shtetasin Eriol Braimllari mund ta pyesni nëse është takuar të paktën njëherë apo të paktën 100 herë me shtetasin Adrian Shatku në Tiranë apo edhe në Uashington edhe pa Kryetarin e Parlamentit. Për këtë mund t’ju ndihmojë edhe sistemi TIMS.
7- Mbrojtja: Lidhur me diferencat që i rezultojnë organit të akuzës për lobimet e LSI në SHBA, theksojmë se çdo veprim nga ana e Z. Meta dhe Kryesisë së LSI, deri në Prill 2017 kur Z. Ilir Meta u zëvendësua nga Z. Petrit Vasili si Kryetar i LSI, ka qenë në respekt të plotë të ligjeve shqiptare dhe amerikane. Çdo marrëveshje miratohej në Kryesin e Partisë dhe një titullar caktohej për të firmosur dhe ndjekur zbatimin e saj sipas klauzolave të rëna dakord me kompanitë përkatëse.
Z. Meta kurrë as nuk ka autorizuar e as nuk ka patur dijeni se një person apo kompani në Shqipëri apo SHBA ka bërë pagesa të padeklaruara, prat ë paligjshme për interes të LSI.
Po kështu, Z.Meta është i habitur se si kompani amerikane mund të pranojnë pagesa të tilla në shkelje të ligjeve amerikane dhe ai është interesuar të di nëse dikush prej tyre po hetohet nga SHBA për këtë shkelje të ligjeve amerikane.
Në vijim të kësaj, Z. Ilir Metaj ju ka informuar dhe provuar, si në rastin e “McKeon Group”, për të cilën u bë një pagesë e ligjshme dhe e deklaruar prej 15 mijë $, se si ndërmjetësi, avokati Greko-Amerikan Fidetzis, kishte rregjistruar një marrëveshje në FARA në emër të LSI pa qenë i autorizuar nga LSI dhe kjo u denoncua nga vetë Z. Meta te Presidenti i “McKeon Group” dhe nga ky u njoftua FARA.
Lidhur me pretendimin e organit akuzës për marrëdhëniet e ngushta me Znj. Ema Çoku (Shatku), kemi të bëjmë me një spekullim të qëllimshëm pasi ato kanë qenë mardhënie thjesht kortezie dhe aspak të afërta, për më tepër që ajo personalisht nuk ka qenë pjesë e strukturave drejtuese të Partisë së Lirisë (LSI), por kishte lidhje shoqërore dhe familjare me Znj. M. Kryemadhi.
Ndërsa lidhur me ndikimet e tjera të Ilir Metës në episode që rezultojnë, sipas organit procedurës SPAK-ut, nga komunikimet telefonike të Znj. Monika Kryemadhi apo personave të tjerë, ato janë imagjinata, spekulative dhe të pavërteta. Po kështu, vlerësojmë se organi procedurës SPAK-u vazhdon ndaj Z.Ilir Meta standardin e hetimit në të njëjtin nivel si në standardin e arrestimit (rrëmbimit) të tij jashtë çdo objektiviteti dhe në cënim të rëndë të Kushtetutës dhe Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, ku është cënuar rëndë nderi dhe dinjiteti jo vetëm si njeri por edhe si ish drejtues i lartë i shtetit.
E vlerësojmë lejen që Prokuroia e Posacme SPAK i ka dhënë Znj. Monika Kryemadhi në Janar të këtij viti për të vizituar SHBA ku ndodhet edhe Z. Adrian Shatku edhe përfaqësues të kompanive të lobimit të përfshira në këtë proces, por nuk arrijmë të kuptojmë insistimin për të mbajtur në paraburgim ish Presidentin e Republikes Z. Meta edhe pasi hetimet kanë nisur prej kohësh e janë shtyre disa herë. Prandaj urojmë që Gjykata ta vendosë këtë proces hetimi në shinat e shtetit të së drejtës për më tepër që Z. Meta është President i forcës së dytë opozitare në vend dhe nuk ka asnjë rrezik largimi, pasi ai është prej 6 vitesh në hetim dhe ditën e arrestimit (rrëmbimit) vinte nga Kosova.
Të fundit


Raporti/ Shëndetësia shqiptare mes transparencës së kufizuar dhe nën-financimit
26 Qershor 2025, 18:34

Rama shkon në Kuvend pas 6 muajsh mungesë
26 Qershor 2025, 18:14

Greqia në flakë, digjen disa shtëpi në Athinë, evakuohen banorët
26 Qershor 2025, 17:46
Malltezi publikon videon: Altin Dumani del në listën e patronazhistëve, preferenca: PS
26 Qershor 2025, 17:31
Kolegji rrëzon sërish PD-në, certifikon zgjedhjet edhe në Vlorë
26 Qershor 2025, 17:29


“Shqipëria po plaket”/ Sula: S’kemi qenë të aftë të mbajmë të rinjtë në vend!
26 Qershor 2025, 16:37
Aksident në aksin Fier-Vlorë, makina del nga rruga, 3 të plagosur
26 Qershor 2025, 16:17
Ish-gjyqtari Guxim Zenelaj dënohet me 100 orë punë publike
26 Qershor 2025, 16:05
Mos u digjni nga pakujdesia: Gjashtë gabime që e bëjnë të kotë sprejin kundër diellit
26 Qershor 2025, 15:58
Kapet me kokainë, arrestohet 26 -vjeçari në Sarandë (EMRI)
26 Qershor 2025, 15:50
Çfarë do të thotë 5% e PBB-së për mbrojtjen?
26 Qershor 2025, 15:42

Valë ekstreme të nxehti, temperatura mbi 40°C javën e ardhshme
26 Qershor 2025, 15:26

Gara për kreun BKH-së, skualifikohen 6 kandidatë, arsyeja
26 Qershor 2025, 15:07
A janë ndarë Sarah dhe Dj Pm? Einxhel zbulon të vërtetën
26 Qershor 2025, 14:56

Goditen me gurë vajzën e fqinjit dhe qëlluan efektivët e policisë, arrestohen dy vëllezërit
26 Qershor 2025, 14:37
GJKKO lë në burg Ilir Metën
26 Qershor 2025, 14:20
Ndahet nga jeta mjekja anesteziste në QSUT, Nertila Kodra Gora
26 Qershor 2025, 14:20
Zbardhen argumentat e mbrojtjes së Ilir Metës në GJKKO
26 Qershor 2025, 14:00
5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtosh në dietën tënde
26 Qershor 2025, 13:47
Vota diasporës, Zhupa akuza Ballës: Ka plotësuar zarfe më shumë se punonjësit e postës
26 Qershor 2025, 13:33
Anatomia e një krimi
26 Qershor 2025, 13:24
Mos e mbuloni karrocën e foshnjës në ditë të nxehta si këto, ja pse
26 Qershor 2025, 13:06
Udhëheqësi Suprem i Iranit reagon për herë të parë pas konfliktit me Izraelin
26 Qershor 2025, 12:58
Korreshi: Tre mandate na e lëruan nënën, tani do kthehen nga baba
26 Qershor 2025, 12:44
Foto/ Dhëndri dhe vajza e Donald Trump në Shqipëri, vizitojnë Sazanin dhe Zvërnecin
26 Qershor 2025, 12:31
Apeli i Posaçëm merr vendimin për ish-gjyqtarin Guxim Zenelaj
26 Qershor 2025, 12:17
Will Smith pozon krah futbollistit shqiptar duke bërë shqiponjën dykrenare
26 Qershor 2025, 12:07
Sot seanca në GJKKO, Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë
26 Qershor 2025, 11:53
Berisha intervistë për “New American”: ‘Republika e Sorosit’ e ktheu Shqipërinë në komunizëm
26 Qershor 2025, 11:42

Ndërtim, skrap dhe miq të pushtetshëm, rrjeti i bizneseve të Elman Abules në Shqipëri
26 Qershor 2025, 11:24



Shtyrja e raportitmit për institucionet e pavarura, Bardhi: Shkelje flagrante e Kushtetutës
26 Qershor 2025, 10:37
Pushime? Jo për ne
26 Qershor 2025, 10:20
Kur kampet bëhen “nder” për Italinë dhe “turp” për Britaninë
26 Qershor 2025, 10:10
Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e motrës së Ermonela Felajt
26 Qershor 2025, 09:59
Aksidentoi 3 të miturit me monopatinë, arrestohet drejtuesi i automjetit
26 Qershor 2025, 09:49
Pse e kemi kaq të vështirë të bëjmë gjumë të mirë?
26 Qershor 2025, 09:40
Iran: Shkatërrim i plotë apo vetëm dëme të vogla?
26 Qershor 2025, 09:27
Donald Trump kërkon anulimin e menjëhershëm të gjyqit ndaj Netanyahut
26 Qershor 2025, 09:19
Gjenden dhe asgjësohen mijëra rrënjë kanabis në Shkodër, 4 të proceduar
26 Qershor 2025, 09:10
Bizneset e vogla në rënie në 8 qarqe të vendit, shkak tkurrja e popullsisë
26 Qershor 2025, 09:04
Eksperiment i kushtueshëm: Italia peshon kostot e qendrave për emigrantët në Shqipëri
26 Qershor 2025, 08:54
Efekti zgjedhje, punësimi në shtet arrin rekord në 3-mujorin e parë
26 Qershor 2025, 08:40
Kuvendi në seancë plenare, projektligjet që pritet të miratohen
26 Qershor 2025, 08:29
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
26 Qershor 2025, 08:12
Parashikimi i motit, temperaturat arrijnë deri në 37 gradë
26 Qershor 2025, 07:58
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
26 Qershor 2025, 07:45
Shefi i CIA-s: Objektet bërthamore të Iranit janë 'dëmtuar rëndë' nga sulmet e fundit
25 Qershor 2025, 22:53
Rritja 5% e shpenzimeve të NATO-s, diplomati: Synon të nxjerrë ekonomitë nga kriza
25 Qershor 2025, 22:32
Dhjetëra miniera bitumi në luginë, si cënohet hapësira e parkut të Vjosës?
25 Qershor 2025, 22:10
Djegia nga dielli, ja disa mënyra si ta trajotni në kushte shtëpie
25 Qershor 2025, 21:56
“Janë në Apel, duan kohë”, avokati mashtron qytetaren e aksidentuar
25 Qershor 2025, 21:42
Rama: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë
25 Qershor 2025, 21:36
Çfarë dihet për armët që Serbia ka ndaluar t’i eksportojë në Izrael?
25 Qershor 2025, 21:23
“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese
25 Qershor 2025, 21:11

Fronti i ri i luftës? Jo në Lindjen e Mesme, por në SPAK!
25 Qershor 2025, 20:40
Përfundon gjimnazin në moshën 74-vjeçare, Skënder Cena: Dua të vazhdoj edhe universitetin!
25 Qershor 2025, 20:35
Gjendet e vdekur 56-vjeçarja shqiptare në Greqi! Nënë e 3 fëmijëve
25 Qershor 2025, 20:21
FOTO/ Makina bie nga ura në aksin Peqin–Elbasan
25 Qershor 2025, 20:11
EMRI/ Sekuestrohen pasuritë e biznesmenit në Gjirokastër! Si e denoncoi Berisha në 2019
25 Qershor 2025, 20:01
Trump në samitin e NATO-s: Javët e fundit u morëm me Kosovën dhe Serbinë
25 Qershor 2025, 19:47
Vendet e Ballkanit përballen me temperatura ‘përvëluese’
25 Qershor 2025, 19:35
Kapet me rreth 1000 litra naftë kontrabandë, arrestohet oficeri i Patrullës në Tropojë
25 Qershor 2025, 19:23
Gazeta gjermane: Fantazitë e Ramës për kullat ngrenë dyshime për pastrim parash!
25 Qershor 2025, 19:13
11 maji, Nesho: PD pritet të raportojë në nivelet më të larta të administratës Trump
25 Qershor 2025, 18:56




"KQZ i shërben qeverisë"/ Këlliçi: Rama kërkon ‘status quo’ përmes bandave të krimit!
25 Qershor 2025, 17:30

Plani i NATO-s për mbrojtjen, çfarë do të ndryshojë për Shqipërinë ?
25 Qershor 2025, 16:42
Bayerni huazon talentin shqiptar te skuadra gjermane
25 Qershor 2025, 16:32
Paloka: "Treni Bullgar" evidentim i votës së blerë! Task - forca u përdor kundër opozitës
25 Qershor 2025, 16:23
Kremlini: SHBA-të dhe Irani nuk pajtohen për dëmet e shkaktuara nga sulmet
25 Qershor 2025, 16:13
11 maji/ KQZ vulos rezultatin, u jep mandatin deputetëve për 4 qarqe të vendit
25 Qershor 2025, 16:00
Irani: Instalacionet bërthamore pësuan dëmtime të rënda nga sulmi ajror i SHBA-ve
25 Qershor 2025, 15:49
Pengmarrje në Tiranë, merret me forcë në makinë 40-vjeçari
25 Qershor 2025, 15:35
Kosovë/ Dështon për të 37-tën herë kosntituimi i Kuvendit
25 Qershor 2025, 15:24
Përfshihet nga flakët makina në Tiranë
25 Qershor 2025, 15:06
5 ushqime super të shëndetshme që duhet të shtosh në dietën tënde
25 Qershor 2025, 14:57
TikTok rikthehet në Shqipëri, ndalimi njëvjeçar bie pa zhurmë pas tre muajsh
25 Qershor 2025, 14:49
Balliu: SPAK i verbër, nuk shikon paratë që i shkojnë krimit prej qeverisë
25 Qershor 2025, 14:37

Sherri me armë në Institut, 7 persona të përfshirë, arrestohet një prej tyre
25 Qershor 2025, 14:21
Ndërron jetë i dënuari në burgun e Lezhës
25 Qershor 2025, 14:08
Vijon skandali i Salmonelës në Shqipëri, kapen disa ngarkesa në doganë
25 Qershor 2025, 13:53