Flash News

E-TJERA

Goditen me gurë vajzën e fqinjit dhe qëlluan efektivët e policisë, arrestohen dy vëllezërit

Goditen me gurë vajzën e fqinjit dhe qëlluan efektivët e

Dy vëllezër janë arrestuar nga policia, pasi gjatë konfliktit, me familjen fqinje, në fshatin Vishnje, kanë dëmtuar lehtë, me send të fortë (gur), në këmbë, vajzën 15-vjeçare të kësaj familjeje

Po ashtu ‘blutë’ e kryeqytetit bëjnë me dije se dy vëllezërit, gjithashtu kanë goditur punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale dhe shoqërimit në Komisariat.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. A., 24 vjeç dhe G. A., 29 vjeç, vëllezër, pasi dyshohet se gjatë konfliktit për motive pronësie, me familjen fqinje, në fshatin Vishnje, kanë dëmtuar lehtë, me send të fortë (gur), në këmbë, vajzën 15-vjeçare të kësaj familjeje. Ata gjithashtu kanë goditur punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale dhe shoqërimit në Komisariat;“, njoftoi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit