Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë

Rama: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë

Samiti i NATO-s  në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë.

Lajmin e dha kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, sipas të cilit ky vendim u mor në mënyrë unanime në samitin e 24-25 qershorit në Hagë.

“Hagë, Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027”, shkruan Rama. 

Në deklaratën përfundimtare të Samitit, përcaktohet se Shqipëria që do të presë samitin e radhës të NATO-s pas atij të planifikuar për vitin e ardhshëm në Turqi.

Samiti i NATOS pritet të sjellë në Shqipëri, liderët e vendeve më të fuqishme të botës, mes të cilëve edhe presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Më 1 prill 2009, Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut – NATO. 

Të fundit