Flash News

Ditari i Opozitës

"Krimi elektoral nuk mund të normalizohet"/ Balliu: Kam shumë informacione për vjedhje në 11 Maj!

"Krimi elektoral nuk mund të normalizohet"/ Balliu: Kam

Klevis Balliu shprehet se është në dijeni të rasteve të vjedhjes së votës, por thekson se pa prova të pakundërshtueshme nuk mund të akuzohet askush.

Ai bën thirrje për reflektim të thellë mbi rrezikun e normalizimit të krimit elektoral, duke e cilësuar atë si një nga aktet më të rënda që i bëhen demokracisë.

“Unë kam shumë informacione për vjedhjen e zgjedhjeve, por nuk mund t’i them të gjitha, pasi disa prej tyre nuk i kam të provuara,” deklaroi Klevis Balliu në emisionin Log. në News24

Ai shtoi se për të, pavarësisht përkatësisë politike të individëve të përfshirë, parimi i transparencës dhe ndëshkimit të shkelësve të ligjit duhet të jetë i padiskutueshëm.

Klevis Balliu: Unë kam shumë informacione për vjedhjen e zgjedhjeve, por nuk  mund ti them të gjitha pasi disa prej tyre nuk i kam të provuara. Pavarësisht se kush është personi qoftë demokrat apo socialist që do kishte abuzuar me zgjedhjet unë do ti dilja në krah. Por duhet një fakt dhe një provë. Ka zero rëndësi nëse është edhe miku im Alimehmeti që mund të ketë abuzuar. Hajde denoncoje dhe do të mbështes. Në po flasim për prova që janë të pakundërshtueshme.

Shikoni sa lehtë po normalizohemi me krimin elektoral. Nuk ka krim më të madh ti bëjmë kombin sesa të normalizohemi me krimin elektoral.

Të fundit