Flash News

Ditari i Opozitës

“Shqipëria po plaket”/ Sula: S’kemi qenë të aftë të mbajmë të rinjtë në vend!

“Shqipëria po plaket”/ Sula: S’kemi qenë të

Deputeti Dashnor Sula ka sjellë në vëmendje sërish këtë të enjte plagën e shpopullimit dhe largimin e të rinjve nga vendi.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Sula tha sesi shteti nuk ka qenë në gjendje të krijojë kushte që i motivojnë të rinjtë të qëndrojnë në Shqipëri.

Ai kërkoi politika konkrete si dhënia e kredive për banesa për të rinjtë dhe kushtet për punë. Po ashtu ai pyeti nëse është pyetur komuniteti për ndryshimet që po ndodhin në tregun e punës, teksa ka dhe shumë të huaj dhe a ka rregullime E-Albania, të tilla që të huajt ta përdorin atë.

Sula: S’kemi qenë të aftë të mbajmë të rinjtë në vend. Nuk e ka bërë dot këtë as maxhoranca dhe as opozita. Në Shqipëri ka vende bosh pune sa të duash, por shqiptarët kanë ikur, sepse kushtet nuk janë që të rinjtë të ndihen mirë. Shqipëria po plaket. Të rinjve duhet t’ju jepet mundësia të kenë një banesë me kredi të butë. Nëse do kemi fluks të madh të të huajve, rrezikon që të rejat dhe të rinjtë në Shqipëri të humbasin vendin e punës. A është e-Albania e përdorshme për të huajt që vijnë në Shqipëri për të punuar? A është pyetur komuniteti për ndryshimet që po ndodhin, kur kemi mjaft të rinj e të reja të huaja në tregun shqiptar? Kodi i Punës duhet të mbrojë punëtorët në turizëm dhe në bujqësi. Punëtorët e huaj duhet të kenë të drejtat e tyre. Popullsia e Shqipërisë po ulet në mënyrë drastike e kjo është fatkeqësi, e nuk duhet lejuar.

Të fundit