Flash News

Ditari i Opozitës

Sot seanca në GJKKO, Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë

Sot seanca në GJKKO, Meta kërkon zëvendësim të

Në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) pritet të nisë seanca për shqyrtimin e kërkesës së Ilir Metës për zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në një masë më të lehtë.

Sipas avokatit, kërkesa e Metës bazohet në mungesën e provave të mjaftueshme nga ana e prokurorisë për ta mbajtur atë në masën më të rëndë të sigurisë. Avokati theksoi se prokuroria ka shkelur procedurat ligjore, pasi nuk ka zhvilluar të paktën katër seanca të informimit mbi ecurinë e hetimeve çdo dy muaj.

Ndërkohë, në seancën e mëparshme, prokuroria paraqiti një material prej 31 faqesh, duke argumentuar se disponon fakte dhe prova që mbështesin qëndrimin e saj për vijimin e masës “arrest me burg”. Por kjo është kundërshtuar nga mbrojtja, e cila e konsideron këtë dokument të papërshtatshëm për të justifikuar qëndrimin e Metës në burg.

Gjykata pritet të vendosë në vijim nëse do ta pranojë kërkesën e Metës për ndryshimin e masës së sigurisë.

Të fundit