Flash News

E-TJERA

EMRI/ Sekuestrohen pasuritë e biznesmenit në Gjirokastër! Si e denoncoi Berisha në 2019

EMRI/ Sekuestrohen pasuritë e biznesmenit në Gjirokastër! Si e
Foto ilustruese

Policia ka sekuestruar këtë të mërkurë pasuritë e biznesmenit Katan Baho alias Sokrat Baho banues në Gjirokastër, pasi dyshohen se janë përfituar nga veprimtari kriminale.

Blutë bëjnë me dije se nën sekuestro janë vendosur ndërtesa, biznese si dhe 8 automjete dhe një Audi Q7. Gjithashtu është sekuestruar edhe një lokal bar-kafe dhe hotel katërkatësh, në lagjen "18 shtatori".

"Vihet sekuestro mbi pasuri (ndërtesa, biznese dhe automjete) të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e shtetasit K. B., alias S. B., 45 vjeç, banues në fshatin Valare, Gjirokastër, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike",- thuhet në njoftimin e Policisë. 

Por biznesmeni Baho është denoncuar vite më parë edhe nga kreu i PD-së, Sali Berisha si i implikuar në trafikun e drogës.

Në 2019 Berisha denoncoi në facebook e tij lidhjet e bizesmenit të akuzuar për trafik droge me drejtorin e policisë dhe drejtori doganës së asaj kohe. 

Denoncimi i Berishës:

Të fundit