Flash News

E-TJERA

“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale për prokuroren abuzuese

“Shpërdorim detyre e heqje fashikulli”, akuzë penale

Disa herë emisioni “Stop” në Tv Klan ka transmetuar denoncime, që kanë në qendër prokuroren e Sarandës Esmeralda Basho. Përfaqësuesja e akuzës për një rast të një konflikti mes disa adoleshentëve, nuk ka marrë pamjet filmike dhe ka kërkuar zbutjen e masës për autorin. Në një tjetër rast, të një incidenti në një lokal, janë zhdukur videot dhe një telefon.

Ngjarja, që trajtohet sot ka ndodhur në qershor të vitit 2022, ku në banesën e ndërtuesit Lefter Lefteri, është vendosur tritol. Për hetimin e kësaj çështjeje, është caktuar prokurorja Esmeralda Basho. Agjenti Mariglen Basho ka pasur për detyrë këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe marrjen e pamjeve filmike. Por çfarë ka ndodhur?


Meqë pamjet filmike nuk u morën, u publikuan nëpër rrjete sociale. Në këtë moment prokurorja Basho ka filluar hetimin ndaj shefit të komisariatit për shpërdorim detyre dhe ka kërkuar pezullimin e tij nga detyra për pamjet filmike, detyrë kjo e agjentit të policisë Mariglen Basho.

Agjenti është djali i xhaxhait të prokurores. Prokurori i Rrethit Sarandë, Kledian Llaho e ka hequr prokuroren Basho nga hetimi i kësaj çështjeje, me arsyetimin se ishte në konflikt interesi. Por, këtë vendim, prokurorja e ankimon në KLP, ankimim që rrëzohet.

Nga ana tjetër, ndaj prokurores Basho, ka filluar një hetim penal nga Prokuroria e Sarandës me prokurore Hava Memko, për veprën penale “shpërdorim detyre dhe zhdukje e fashikullit” pasi dyshohet, se Esmeralda Basho ka zhdukur disa akte në një dosje penale në ngarkim te shtetasit Krenar Islamaj, për zhdukjen e pamjeve filmike dhe një telefoni.

Avokati Arben Llangozi tregon, se në disa ngjarje të njëpasnjëshme, prokurorja Basho dhe djali i xhaxhait të saj, nuk kanë marrë pamjet filmike dhe kanë ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve./tvklan.al

Të fundit