Flash News

Ditari i Opozitës

GJKKO e la sërish në burg/ Meta: Drejtësia me regji politike! Do ta çoj çështjen në Strasburg

GJKKO e la sërish në burg/ Meta: Drejtësia me regji politike! Do

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të GJKKO e cila la të pandryshuar masën e sigurisë "Arrest me burg" të caktuar ndaj tij.

Meta e ka cilësuar procesin ndaj tij si një farsë me regji politike, ndërsa ka ngritur akuza ndaj SPAK për ndërhyrje dhe përgjim të gjykatave, për llogari të qeverisë. 

Meta paralajmëron se beteja e tij do të vijojë në arenën ndërkombëtare, konkretisht në Gjykatën e Strasburgut, por edhe në opinionin publik shqiptar, ku ai synon të zbërthejë, siç thotë, ‘pretendimet qesharake të akuzës’.

Reagimi i Metës

Asnjë çudi nga drejtësia me regji ku SPAK përgjon gjykatat dhe ku afërmendsh akuzat formulohen nga tribunat e "Rilindjes".

Ne do ta çmontojmë këtë farsë hap pas hapi dhe do ta shpartallojmë në Gjykatën e Strasburgut por edhe në debatin publik.

Ndaj ndiqni sot në ora 17:30 argumentat e mia kryesore kundër pretendimeve qesharake të akuzës, nga Sekretari i Përgjithshëm, z.Tedi Blushi.

Nesër në ora 11:00 përmes telefonit të z.Blushi i ftoj të gjithë gazetarët të më adresojnë  pyetjet e tyre për të zhvilluar së bashku një konferencë për mediat live.

Nuk ka fuqi që i mbyt të vërtetat e Ilir Metës dhe kauzat e Partisë së Lirisë.

Të fundit