Flash News

E-TJERA

Rritja 5% e shpenzimeve të NATO-s, diplomati: Synon të nxjerrë ekonomitë nga kriza

Rritja 5% e shpenzimeve të NATO-s, diplomati: Synon të nxjerrë

Diplomati Roland Bimo shpjegoi mënyrën se si do të shpenzohet 5 përqind e PBB-së për ushtrinë, që synohet të arrihet brenda vitit 2035 nga vendet e NATO-s, pas vendimit nga samiti i sotëm në Hagë.

I ftuar në A2 CNN, Bimo theksoi se gjendja ekonomike në Bashkimin Europian është katastrofike dhe vendimi për rritjen në 5% të shpenzimeve ushtarake të NATO-s, synon të nxjerrë ekonomitë nga kriza, më tepër sesa nga kërcënimi i sigurisë.

“Sot nuk ka asnjë informacion të besueshëm mbi të cilin të mbështetesh për rrezikun rus ndaj aleancës. E gjithë kjo që thuhet për shpenzimet ushtarake është më shumë për të nxjerrë ekonomitë nga kriza në të cilësn ndodhen, përmes ekonomisë së luftës, se përmes ekonomisë së paqes Gjermania ka 3 vjet që nuk po del dot, Anglia po ashtu, Franca jo shumë larg asaj, Italia mbahet me statistika të sajuara. E gjithë gjendja ekonomike në Bashkimin Europian është katastrofike”, theksoi Bimo.

Të fundit